TË FUNDIT:

    Shaqir Totaj: Do ta fitoj bindshëm Prizrenin, Haskuka keqpërdori besimin e qytetareve

    ScanerPressJune 28, 2021
    70615575-EA9F-4CE6-8978-C683B0122637

    Disa nga partitë politike në vend i kanë zyrtarizuar kandidatët për komuna një ndër ta është edhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës.Totaj është duke rikandiduar pas gati një fitore të arritur në Prizren në vitin 2017.

    E këtë herë, ai në një intervistë për lajmi.net ka thënë, se është i bindur se do të fitojë pasi këtë “ja ka garantuar mos puna e kryetarit të VV-së, Mytaher Haskuka”.Ai ka thënë se ka shumë kontakte në terren dhe puna po shkon mirë.

    “Gjatë pushimeve do të punojmë në programin dhe natyrisht kur të fillon fushata do të jetë akoma më intensive dhe ne do të kemi programin tonë të gatshëm dhe do ta prezantojmë para audiences.”“Në fakt unë kam fitu në raundin e parë, me plus 5 mijë vota, mirëpo ajo çfarë me penalizoi mua ka qenë bashkimi i gjithë humbësve në raundin e parë. Ata të gjithë janë bashku, e kanë pas një kauzë kundër PDK-së, ndoshta ka qenë një momentum jo i volitshëm. Nga ana tjetër PDK ka qenë gjatë në pushtet. Pushteti të konsumon dhe te qytetarët arsyeshëm kërkohet një ndryshim. Premtimet nga ana e Vetëvendosjes që kanë kriju pritjet e qytetarëve kanë qenë megalomane edhe e ka marr besimin e qytetarëve. Mirëpo, në ndërkohë atë besim në mënyrë flagrante e ka keqpërdorë”.“Mënyra se si votohet në zgjedhje nacionale dhe se si votohet në zgjedhje lokale nuk është e njëjtë. Në zgjedhjet lokale qytetarët apo votuesit kanë interesa direkte më pushtetin lokale dhe më shumë lidhen jo me partinë, po me kandidatin për kryetar apo asambleista”, ka thënë ai.

    Tani ai ka thënë se ka marr edhe një garancë nga partitë tjera që do ta përkrharin dhe bindshëm do të fitojë.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555