TË FUNDIT:

    Dafina Zeqiri infektohet me coronavirus, tregon simptomat që po i vuan

    ScanerPressMarch 27, 2021
    1

    Shumë fytyra publike janë infektuar me koronavirus, e së fundmi është prekur edhe këngëtarja, Dafina Zeqiri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.

    Dafina është karantinuar në shtëpi së bashku me partnerin e saj, Dj Geek, kështu duket sipas disa fotografive të postuara dhe tregojnë se kanë simptoma të lehta të virusit.

    Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory një foto ku shkruan:

    “Zyrtare… S’mund të ndiej  asgjë”, duke lënë të kuptohet se tanimë si pasojë e infektimin e koronavirus ka humbur dhe nuhatjen.

    Kujtojmë se pak kohë më parë Dafina iu nënshtrua edhe një operacioni në gju, për të cilin iu deshën gati 5 javë që të rikuperohej.

    Gjatë kësaj jave si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë edhe aktorët, Luran Ahmeti dhe Rasim Thaçi, e vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 873 raste të reja dhe 11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555