TË FUNDIT:

    Pamjet kur një i ri rrihet me shkopinj gome dhe gjakoset gjatë protestës

    ScanerPressDecember 11, 2020
    1

    Duke publikuar pamjet e videos së dhunës së policisë ndaj një të riut që po protestonte, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji shkruan se përgjegjës është kryeministri dhe drejtori i policisë.

    Ai shton se ministri i Brendshëm, Lleshaj është dorëhequr që më 11 shtator, ndërsa shton se padrejtësia është bërë normalitet.

    Reagimi i plotë:

    Dhuna dhe represioni vazhdon dhe në mes kamerave mu poshtë dritares së Ramës dhe Ruçit!

    Përgjegjës është Rama ai e drejton policinë dhe drejtuesit e saj.

    Lleshaj u dorëhoq publikisht që në datë 11 Shtator?! Si mund të dorëhiqet i dorëhequri?

    Padrejtësia është bërë normalitet, maskarai është kthyer model, dhuna metodë, pasurimi në kurriz të qytetarëve në dobiçllëk, jeta njerëzore e pavlerë, përgjegjësia para ligjit sipas pasurisë dhe lidhjeve.

    Maskarallëku që pasi të zhvatin, rrahin dhe vrasin tentojnë me deklarata zyrtare të fajësojnë viktimën është çnjerëzore dhe përbën vepër penale për pengim të drejtësisë, shpërdorim detyre!

    Duhet drejtësi jo larje duarsh.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555