I shpejt si Ferrari, Lirim Kastrati shënon golin e tij të parë në Europa Ligë me Dinamo Zagrebin


Lirim Kastrati ka shënuar gol për Dinamo Zagrebin në ndeshjen kundër CSKA Moskës që është e vlefshme për Europa Ligë
Dinamo e Zagrebit është duke fituar 3-1 kundër CSKA Moskës, shkruan Reporteri.net
Ylli i Kombëtares së Kosovës realizoi golin e tretë për skuadrën kroate në minutën e 75-të.
Kastrati shënoi për mrekulli pas një asisti të bërë nga ana e Majer.
Ky ishte goli i parë i Lirimit në Europa Ligë me fanellën e Dinamo Zagrebit.
Ndryshe, Dinamo e ka siguruar kalimin tutje si lider i Grupit K. /Reporteri.net/