TË FUNDIT:

    Thyhet heshtja: Kurti e Konjufca shfaqen pranë njëri-tjetrit

    ScanerPressMay 9, 2020
    Kurti-e

    Ka disa ditë që po qarkullon lajmi se një çarje e re ka ndodhur brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

    Në media është raportuar për një përçarje ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca, gjë që është mohuar ende nga asnjëri.

    Sot deputeti i VV-të, Liburn Aliu ka publikuar një fotografi ku shihen Kurti e Konjufca së

    bashku, shkruan Reporteri.

    Albulena nuk pranoi të vinte. 😂

    Posted by Liburn Aliu on Saturday, May 9, 2020

    Ata shihen të ulur afër njëri-tjetrit por duke ruajtur distancën teksa bisedojnë me aktivistë të VV-së.

    Kujtojmë se dyshimi për një përçarje ndërmjet Kurtit dhe Konjufcës ka nisur para rreth dy javësh, kur ky i fundit reagoi ashpër ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit, duke thënë se “ai nuk do të kishte vend në kabinetin tim”. /Reporteri


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555