TË FUNDIT:

    Megjithatë BE ka përzgjedhur Hashim Thaçin për Samitin e Zagrebit, kjo është ftesa

    ScanerPressMay 5, 20200
    9

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është treguar shumë i afërt kohët e fundit me Bashkimin Evropian duke thënë se Evropa s’mund të zëvëndësohet me asnjë kontinent tjetër, megjithatë nga Brukseli kanë përzgjedhur presidentin Hashim Thaçi që të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit pavarësisht kritikave të këtij të fundit drejtuar Evropës.

    Bashkimi Evropian i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, që të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet më 6 maj përmes një video-konference.

    Në këtë ftesë të cilën presidenti e ka pranuar më 30 prill, thuhet se për shkak të situatës me pandeminë është anulur formati parprak i Samitit që ka pasur të mbahet më 7 maj, dhe se takimi do të zhvillohet përmes një vide-konference të mërkurën më 6 maj, shkruan Gazeta Express.

    Në këtë letër presidenti Thaçi është ftuar që të përfaqësojë Republikën e Kosovës.

    “Ne dëshriojmë të iu ftojmë në Samtin e Zagrebit për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më 6 maj përmes një video-konference”, thuhet në ftesën e dërguar presidentit Thaçi.

    Se presin që Thaçi të përfaqësojë Kosovën në Samit, e kanë thënë për Gazetën Express edhe nga Bashkimi Evropian.

    Në këtë Samit do të diskutohen tri çështje kryesore të cilat më pas edhe do të reflektohen në deklaratën e Samitit.

    “Agjenda do të përqendrohet në tre elementë thelbësorë që do të pasqyrohen në deklaratën e samitit: Bashkëpunimi për luftimin e pandemisë dhe pasojat e saj, riafirmimi i mbështetjes së perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe ritheksimi për vazhdimin e përkushtimit të Ballkanit Perëndimor për reformat dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka thënë Alan Taverriti për Gazetën Express i pyetur rreth temave që do të diskutohen./GazetaExpress/

     


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555