TË FUNDIT:

    Haxhiu: Tendencat për krijimin e Qeverisë pa zgjedhje, jo-kushtetuese

    ScanerPressMarch 27, 2020
    3

    Dy ditë pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se do t’i fillojë konsultimet me liderët e partive politike për mundësinë e formimit të Qeverisë së re.

    Ai ka pohuar se do të fokusohet në atë që të krijohet një Qeveri e re, dhe të eliminohet mundësia për zgjedhje të reja.

    Lidhur me paralajmërimin e presidentit Thaçi, për Telegrafin ka folur ministrja e Drejtësisë, nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu.

    Ajo tha se tendencat për krijimin e Qeverisë pa zgjedhje janë krejtësisht jokushtetuese.

    “Në këto kohë të vështira ku po përballemi me virusin COVID – 19, ne jemi të përkushtuar për të menaxhuar dhe adresuar masat që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetën e qytetarëve pra ky është prioriteti jonë e që është prioritet edhe në gjithë botën. Pas mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, tendencat për krijim të Qeverisë pa zgjedhje janë krejtësisht jokushtetuese”, ka thënë Haxhiu.

    Lexo po ashtu:

    Më tej Haxhiu deklaroi se presin që të tejkalohet situata e pandemisë së coronavirusit dhe që presidenti t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    “Sipas Kushtetutës së Kosovës, referuar nenit 82 ku flitet për shpërndarjen e Kuvendit, pika 2 e tij thekson që Presidenti mund të shpërndaj Kuvendin pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit. Në vitin 2010, ku ka pasur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë dhe po ashtu njësoj edhe në vitin 2017, në të dy herët, vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme pra tashmë kemi precedent. Aktualisht, ne presim që ta tejkalojmë këtë situatë dhe pas kësaj, Presidenti të caktoj datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës”, potencoi ajo.

    Ndryshe, Qeveria Kurti është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe me përkrahjen e partive në opozitë.

    Për rrëzimin e qeverisë kanë votuar 82 deputetë, nga 117 sa ishin në prezent në sallë, ndërsa kundër votuan 36 deputetë dhe një prej tyre abstenoi./Telegrafi/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555