TË FUNDIT:

    Enver Hasani: Presidenti nuk mund ta anashkalojë fituesin e zgjedhjeve

    ScanerPressMarch 27, 2020
    4

    Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar për KALLXO.com se qeveria në detyrë nuk ka ndonjë kufizim kushtetues për kompetenca dhe vendimmarrje.I pyetur nëse qeveria në detyrë mund ta heqë tarifën, të vendosë reciprocitet apo ta menaxhojë luftën kundër coronavirusit, Hasani ka deklaruar se Qeveria mund t’i ndërmarrë këto veprime deri në ardhjen e qeverisë së re.“Po. Nuk ka asnjë kufizim kushtetues, për më tepër, neni 100 i Kushtetutës, në paragrafin e fundit,  mandaton qeverinë e rrëzuar për të ndenjur në pushtet deri në ardhjen e qeverisë së re. Kjo nuk është kështu nëse qeveria jep dorëheqje”, ka thënë Hasani.Ndërsa i pyetur nëse Qeveria në detyrë mund të mbajë mbledhje të rregullta, Profesor Hasani ka deklaruar se nuk ka ndonjë kufizim për këtë.“Po, pa asnjë kufizim kushtetues. Gjykuar sipas zgjidhjeve kushtetuese në vendet tjera, përfshirë ato përreth Kosovës, qeveria që ngelet në detyrë si shkak i votimit të suksesshëm të mosbesimit (ose votëbesimit të munguar) ka më shumë autorizimeve se në rastet kur qeveria jep dorëheqje dhe ngelet në detyrë”, ka thënë Hasani.Lidhur me situatën e fundit pasi Presidenti i Kosovës ka deklaruar se nga e hëna do t’i ftojë liderët e partive politike në takim për t’u konsultuar për formimin e qeverisë së re, ish kreu i kushtetueses Enver Hasani ka deklaruar se Presidenti nuk mundet të kërkojë mandatarin nga partitë e tjera pa e kaluar partinë fituese të zgjedhjeve.“Ajo çfarë ka rëndësi kushtetuese këtu është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për VLAN-in, vendim që interpreton nenin 95 të Kushtetutës. Në atë vendim qartë thuhet se në raundin e parë të mandatimit, Presidenti i Republikës nuk ka asnjë diskrecion dhe vetëm fituesi relativ i zgjedhjeve ka të drejtë të jep emrin e mandatarit. Vetëm nëse dështon raundi i parë mund të shkohet në raundin e dytë ku roli i Presidentit është ai i udhëheqjes së konsultimeve me të gjitha partitë politike që kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit, pa përjashtuar fituesin relativ të zgjedhjeve, me qëllim të gjetjes së kritereve mbizotëruese për të mos shkuar në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Hasani.Kërkesa e Thaçit për formimin e qeverisë se re vjen 2 ditë pas rënies së qeverisë Kurti.Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua me 25 mars nga një mocion i mosbesimit i iniciuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555