TË FUNDIT:

    Fillojnë masat e qeverisë, britanikët mbipopullojnë parqet dhe plazhet

    ScanerPressMarch 23, 2020
    3

    Qeveria britanike u bëri sërish thirrje sot qytetarëve që të qëndronin në shtëpi, pasi gjatë fundjavës që kaloi shumë parqe, plazhe dhe zona të tjera të grumbullimeve publike ishin të populluara si në një ditë të zakonshme, pavarësisht përpjekjeve të Doëning Street 10 për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

    “Qëndroni në shtëpi nëse është e mundur për të mbrojtur shërbimin tonë shëndetësor, në përpjekjen tonë kombëtare për të luftuar koronavirusin”, deklaroi ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

    Hancock tha për BBC se qeveria është e gatshme të marrë masa më të ashpra nëse publiku dhe bizneset nuk respektojnë politikat për të mbajtur distancën sociale.

    Këshillat e fundit të qeverisë britanike, të përditësuara sot, u thonë njerëzve që ata mund të shkojnë për shëtitje ose të ushtrojnë veprimtari sportive jashtë shtëpisë nëse rrinë të paktën dy metra larg nga njerëzit e tjerë.

    I pyetur nga BBC nëse qeveria mund të imponojë një bllokim, siç kanë bërë shumë vende të tjera të BE-së, Hancock tha se “nuk kemi asgjë mbi tryezë. Sigurisht që ne po shohim se çfarë po bëjnë vendet e tjera europiane”.

    Organizatorët shtynë sot një festival vjetor në Londër, që ishte ngjarja më e madhe e komunitetit LGBT, duke e shtyrë për më 27 qershor.

    Shumica e ngjarjeve të tjera të mëdha të planifikuara në Britani në pranverë dhe në fillim të verës gjithashtu janë shtyrë.

    “Ne e kuptojmë se sa të rëndësishme janë këto ngjarje për ju të gjithë, prandaj sigurisht që do të shpallim planet e ardhshme në kohën e duhur”, thanë bashkëkryetarët e këtij komuniteti, Alison Camps dhe Michael Salter-Church.

    “Prioriteti ynë tani do të jetë të shohim nga afër se si mund t’i mbështesim dhe t’i bashkojmë komunitetet gjatë muajve të ardhshëm”, shtuan ata.

    Britania e Madhe ka konfirmuar gati 6 000 infeksione me Covid-19, përfshirë 281 viktima.

    Ekspertët e shëndetësisë thonë të shqetësuar se dhjetëra mijëra britanikë ndoshta janë infektuar.

    Qeveria ka mbyllur shkollat ​​dhe i ka inkurajuar njerëzit të punojnë në shtëpi dhe të shmangin transportin publik.

    Ajo ka porositur gjithashtu pijetoret, kafenetë, restorantet dhe vendet e argëtimit për të pezulluar biznesin, por është lejuar që ata të ofrojnë shërbime në shtëpi.

    Cornëall në Angli, Snoëdonia në Uells dhe Malësitë Skoceze raportuan të gjitha rritje të vizitorëve gjatë fundjavës së kaluar.

    “Cornëall krenohet që është një vend i hapur dhe mikpritës, por gjatë këtyre kohërave të papara kërkojmë që kushdo që planifikon një udhëtim atje të konsiderojë shtyrjen e vizitës dhe të shmangë të gjitha udhëtimet”, tha qeveria rajonale me anë të një deklarate.

    Ministri i turizmit i Skocisë, Fergus Eëing tha se ai ishte “i zemëruar nga sjellja e pamatur dhe e papërgjegjshme” e disa vizitorëve.

    “Kjo duhet të ndalet tani”, tha Eëing në një deklaratë.

    “Njerëzit nuk duhet të udhëtojnë drejt bashkësive rurale dhe ishullore, pikë! Ata po rrezikojnë jetën”, theksoi ai.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555