TË FUNDIT:

    Sheiku i Dubait rrëmbeu fëmijët dhe kërcënoi bashkëshorten, vendos gjykata britanike

    ScanerPressMarch 5, 2020
    2

    Një Gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në përfundimin se Sheiku Mohamed i Dubait ka rrëmbyer vajzat dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

    Akuzat ndaj sheikut Mohamed Bin Rashid Al-Maktoum janë ngritur nga ish-gruaja e tij  Princesha Haya Bint Al-Hussain, e cila thoshte se ai ka rrëmbyer vajzat ka torturuar vetë atë dhe e ka kërcënuar. Këto akuza janë bërë fakt i kryer nga Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe.

    Hetimi filloi rreth 8 muaj më parë ndërsa Gjykata ka botuar aktgjykimin në favor të Princeshës Haya e cila u largua nga Dubai vitin e kaluar, së bashku me dy fëmijët e saj, duke thënë se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve.

    Nga ana e tij Sheiku Mohamed ishte përpjekur që të mbante gjyqin jashtë vëmendjes publike por pa sukses. Sundimtari i Dubai u zbulua se “nuk ishte i hapur dhe i sinqertë me gjykatën”.

    Gjykatësi zbuloi se Sheik Mohamed “vazhdon të ruajë një regjim ndaj dy grave të tij  duke u privuar lirinë. Ndërkohë sipas Princeshës Mbreti i Dubait fshihet në Londër. Haya 45-vjeç nga Jordania vajzë e mbretit Hussain u martua me Sheik Mohamme në vitin 2004 duke u bërë gruaja e 6 e tij. Me të ajo ka dy fëmijë 7 dhe 11-vjeç.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555