TË FUNDIT:

    Ronaldo: S’e kam ndërmend të ndalem

    ScanerPressMarch 1, 2020
    2

    Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet, pavarësisht moshës dhe pas paraqitjes së 1000-të në karrierë fundjavën e kaluar.

    Ronaldo e barazoi një rekord në Serie A në fitoren e Juventusit 2:1 kundër SPAL-it, duke shënuar gol në 11 ndeshje radhazi në ligën italiane, transmeton Gazeta Express.

    “Kjo është një arritje e mirë”, tha Ronaldo për Sky Sports.

    “Njëmijë ndeshje nënkupton se përkushtimi, puna e zellshme dhe talenti të shpaguhen”, shtoi ai.

    “Nuk është e lehtë ta arrish ndeshjen e 1000-të në moshën 35-vjeçare. Jam shumë i lumtur. Është shumë mirë ama unë shpresoj se do t’i luaj edhe qindra ndeshje të tjera”, theksoi ai. /Gazeta Express/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555