TË FUNDIT:

    Futbollisti italian infektohet me koronavirus

    ScanerPressFebruary 27, 2020
    qqqwqq

    Një futbollist i ekipit Pianese në Serie C – nivelin e tretë të futbollit italian – është infektuar me koronavirus natën e së mërkurës dhe si pasojë, klubi ka vendosur ta anulojë seancën stërvitore të së enjtes.

    Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se lojtari kishte simptoma të gripit të shtunën e kaluar dhe nuk ishte futur në fushë si masë parandaluese, transmeton Gazeta Express.

    Por ai kishte qëndruar për drekë me bashkëlojtarët dhe e përditshmja italiane shkruan se ai mund ta ketë marrë virusin gjatë një udhëtimi me tren për një vizitë të prindërit e vet në Emilia.

    Pasi kishte qëndruar në shtëpi dhe i kishte paralajmëruar mjekët, atij i ka kaluar virusi sepse momentalisht ndihet mirë dhe nuk ka ethe

    Si masë parandaluese, ekipi i tij ka vendosur të anulojë seancën stërvitore të ditët së sotme në pritje të direktivave nga Instituti Mjekësor i Italisë. /Gazeta Express/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555