CHELSEA: Përfshin Armando Brojën përkrah emrave të mëdhenj.

Armando Broja është një talent shumë premtues për të ardhmen dhe me golat e tij i ka siguruar vetes një ftesë në çdo grupmoshë të Chelsea-t si dhe të Shpresave të Shqipërisë. Sulmuei shqiptar ka bërë paraqitje mjaft të mira me blutë e Londrës, ndërsa njihet për nuhatjen emirë të golit. Madje, mediat angleze e kanë sugjeruar emrin e sulmuesit shqiptar edhe për Lampard në ekipin e parë, duke ditur edhe faktin se ky i fundit ka afruar shumë të rinj në ekip.