Arsenali planifikon transferime të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Arsenali po mendon që të shtojë elementë të rinjë në afatin kalimtar të verës.
Pozitat e përforcuara pritet të jenë mesfusha dhe mbrojtja, me të dyja që kanë çaluar jo pak gjatë këtij sezoni, transmeton lajmi.net.
Trajneri i Topçinjëve, Mikel Arteta, planifikon që transferimet t’i kryejë para Euro 2020, në mënyrë që vlera e futbollistëve mos të rritet pas përfundimit të kësaj ngjarjeje.
Për mesfushën, Arsenali ka pikëtuar Orkun Kokcu, i cili luan në skuadrën e Feyenoord, ndërsa për mbrojtjën do të tentojnë nënshkrimin me Dayot Upamecano që u flit shumë edhe gjatë verës së kaluar.
Përveç në blerje, londinezët pritet të jenë produktivë edhe në shitje. Duke e pare interesimin e Barcelonës, sulmuesi Pierre-Emeric Aubameyang e ka të ardhmën e paqartë. Sipas asaj që shkruan Daily Mail, lojtari mund të përfundojë shumë lehtë te Blaugranët.
Mbetet të shihet se sa do të jenë aktivë skuadra londineze, me merkaton që pritet të fillojë në muajin qershor ose korrik.