Vuçiq për deklaratën e vendeve të Quintit: Unë nuk kam lexuar ndonjë gjë më të marrë në jetën time


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shprehur i habitur nga deklarata e vendeve të Quintit pas zgjedhjeve për kryetarët e komunave në veri të Kosovës.
Ai shtoi se nga ky njoftim mund të konkludohet se disa janë të pakënaqur që zgjedhjet kanë kaluar në mënyrë paqësore dhe të rregullt.
“Unë dua t’i përgëzoj për shpikjen e tyre. Unë nuk kam lexuar ndonjë gjë më të marrë në jetën time”, tha Vuçiq.
Ai komentoi mbi një deklaratë të përbashkët nga vendet e Quintit – ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët thanë se procesi zgjedhor në katër komunat në veri kaloi në atmosferë të qetë, por gjithashtu kujtuan se ka ende çështje të pazgjidhura, të cilat kanë ndjekur procesin zgjedhor të vitit 2017.
“Çfarë kuptimi ka kjo”, tha Vuçiq.
Ndryshe, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, dolën dje me një komunikatë të përbashkët në lidhje me zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës