TË FUNDIT:

    Dega e PDK-së në Prizren kërkon shkarkimin e Drejtorit të Kulturës

    ScanerPressApril 28, 2019
    pdk-7

     Reagim:

    “Qeverisja komunale e Prizrenit, sot paska bërë skan.dalin e radhës, ku në qytetin ku jetojmë mbi 90 % është shumicë shqiptare, ndërsa sot përmes këtij skandali gjuha jonë shqipe përbuzohet, duke u vendosur si gjuhë dytësore.

    Nuk po e dijmë se apo jetojmë në Turqi apo në Kosovë, ku me veprimat e tilla të sotme nga të paditurit, ja humbin edhe vlerat qytetit tonë.

    Në qytetin e artit, të kulturës, të sportit, të dijes, të shkencës, në qytetin e tolerancës ndërfetare dhe të bashkëjetesës, të bëhen ska,ndale të tilla, është injorim i madh dhe përbuzim që po bëhet qëllimshëm këtyre injorantëve.

    Në qytetin e djepit të kulturës, dhe në kryeqytetin historik të të gjithë Shqiptarisë, i cili qytet ndër shekuj gjatë historisë që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e deri në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bëhen veprime të tilla është ska.ndaloze, ku për çlirimin dhe pavarësinë e vendit, ata që dhanë më së shumti duke mos kursyer as jetët e tyre, nga veprimet e sotme idioteske, është përpjekje për ta njëllos historinë tonë të lavdishme të shkruar me gja.k ndër shekuj.

    Askush nuk e ka mendu që do të vie kjo ditë që Prizrenin, do ta udhëheqin të paditurit dhe injorantët, që nuk e dijnë as historinë e vendit të tyre ku jetojnë dhe veprojnë.

    Andaj kërkojmë që menjëherë kryetari i komunës së Prizrenit, dhe kryetari i degës së subjektit politik prej nga vjen drejtori i DKRS-së Ehat Oreshka, ta shkarkojnë urgjentisht drejtorin në fjalë.

    Besojmë që qytetarët e Prizrenit, janë bind definitivisht se për kën kanë votuar, për ta udhëhequr qytetin më të rëndësishëm në Republikën e Kosovës-Prizrenin”


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555