TË FUNDIT:

    Haradinaj përgjigjet për “Borën” e Thaçit

    ScanerPressJanuary 28, 2019
    haradinaj-4

    Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë rreth statuseve të presidentit, Hashim Thaçi, një ditë më herët në facebook.

    Ai ka thënë se nuk e di se çka ka dashur të thotë presidenti sepse ka kohë që nuk janë takuar.

    “Ne kemi kohë që nuk jemi takuar, nuk po e di për çka ka aluduar presidenti. Ne si qeveri po punojmë për materien e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kemi pasur takime multilaterale, por një me një ka kohë që nuk jemi takuar”, tha Haradinaj, raporton KTV.

    Kujtojmë se mbrëmë kreu i shtetit, Hashim Thaçi, pa përmendur emra, ashtu siç bënë shumë herë, duket se i është drejtuar kryeministrit Haradinaj, duke shkruar “Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë! HTH”.

    Metafora e shkrirjes së borës është përdorur së fundi nga kryeministri Ramush Haradinaj, që e ka shfrytëzuar për të bishtnuar përgjigjen nëse taksa do të hiqet.

    Ai ka thënë se edhe qëndrimi për taksën mbetet i njëjtë. Kur foli për grevat, kryeministri tha se janë rezultat i ligjit.

    “Normal që ka greva kur bën ligj pas 20 vjetësh” ka thënë Haradinaj


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555