TË FUNDIT:

    Çfarë duhet të dini/ Ndotja e ajrit dhe kanceri te fëmijët

    ScanerPressJanuary 27, 2019
    5889492-0-image-a-18_1541607459646-634x358

    Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur gjatë shtatzënisë dhe vitit të parë të jetës është lidhur me rrezik më të lartë nga sëmurja prej kancerit te fëmijët, kanë bërë të ditur shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë.

    Në studimin e tyre janë përdorur të dhënat për paraqitjen e kancerit te 3.600 fëmijë dhe të dhënat për shkallën e ndotjes së ajrit në zonat ku kanë jetuar ata fëmijë, transmeton Telegrafi.

    Ato rezultate janë krahasuar me të dhënat e 3.600 fëmijëve të shëndetshëm.

    Është vërtetuar edhe sesi ndotja më e madhe e ajrit lidhet me rritjen shtesë të rrezikut nga sëmurja nga kanceri te fëmijët e asaj moshe.

    Rritja e rrezikut nga sëmurja ka qenë 5 për qind për leukemi ndërsa deri në 15 për qind për kancer të testiteve dhe vezoreve.

    Shkencëtarët shtojnë se duhet të bëhen analiza shtesë para se të konfirmohet lidhja shkaktuese -pasuese mes ndotjes së ajrit dhe rrezikut më të madh nga kanceri te fëmijët. /Telegrafi


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555