TË FUNDIT:

    Higuain do të mungojë dy ndeshje, dënohet pas ofendimit të gjyqtarit

    ScanerPressNovember 13, 2018
    Higuain.Milan.rabbia.2018.19.Juve.750x450

    Gonzalo Higuain është një nga emrat më të përfolur të momentit në futbollin italian.

    Sulmuesi i Milanit u përjashtua në fundin e ndeshjes ndaj Juventusit nga gjyqtari Paolo Mazzoleni.

    Higuain doli nga loja pas dy kartonëve të verdhë, por i nervozuar nga kjo 30 vjeçari nuk kontrolloi emocionet dhe bëri sjellje josportive ndaj gjyqtarit.

    Por, vet lojtari, ashtu edhe lojtarët kundërshtarë (përfshirë Cristiano Ronaldon) kanë pranuar se nuk ka pasur ndonjë ofendim nga Pipita drejt gjyqtarit.

    Kështu ish-sulmuesi i Juventusit, Napolit dhe Real Madridit do të mungojë në ndeshjet kundër Lazios dhe Parmas.

    Në këtë sezon Higuaini ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim.

    Aktualisht Milani renditet në vendin e pestë me 21 pikë. /Telegrafi


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555