TË FUNDIT:

    Ilir Baldedaj: Adoleshenti Mytaher Haskuka, nuk e ka ndërmend të rritet e të mbushet mend.

    ScanerPressOctober 29, 2018
    45036603_279293856253878_2682873414758170624_n

    Ilir Baldedaj, shef i grupit të asambleistëve të AAK-së në Komunën e Prizrenit e ka quajtur Mytaher Haskukën, adolshent dhe se nuk e ka ndëmend të rritet, e të mbushet mend, transmeton ScanerPress.

    Baldedaj i ka reaguar kryetarit Haskuka pasi që ky i fundit në një postim në profilin e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vendimin e gjykatës për projektin “SmartCity” . Komuna e Prizrenit ka bërë ankesë për këtë projekt ndërsa gjykta i është përgjigjur që në këtë projekt nuk ka shkelje ligjore dhe sipas Baljdedajt, kryetari po sfidon këtë vendim të gjykatës në Fb.

    Ai ka shtuar që me kundërshtimin e vendimit të gjykatës,  Mytaher Haskuka po del i mjerë, i padijshëm dhe budalla.

    “Që të punoj ky program që Myta i mbytur në padituri ta kuptoj po i them se ky program është dashtë të pajiset me informacion nga secila drejtori.
    Ia kujtoj këtij qyqari se nëse dëshiron ta sheh si funksionon programi le të shkojë në qytetin e Gjilanit dhe pastaj nuk flet më budallakina. Për informim të drejtë të opinionit e sqaroj edhe njëherë se për këtë projekt janë zhvilluar të gjitha procedurat në mënyrë ligjore. Është zhvilluar procedura tenderuese fitues ka qenë Kompania më e lirë. Kompanitë tjera në vazhdim janë ankuar dhe pastaj vendimet i ka marr OSHP-ja. Por Mytaher Haskuka, mospunën e tij dëshiron ta mbuloj me broçkulla të një adoleshenti. Gjithashtu e njoftojë opinionin se do ta padis Mytaher Haskukën për shpifje”, ka shtuar Ilir Baldedaj./ScanerPress


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555