TË FUNDIT:

    Policia arreston një grua për vrasjen në Lladrovc të Malishevës

    ScanerPressOctober 4, 2018

    Një 51 vjeçare është arrestuar më 18 shtator të këtij viti, për vrasjen që ndodhi më 4 gusht në fshatin Lladrovc të Malishevës, me ç ‘rast u gjet trupi i pajetë i një burri 57 vjeçar në automjetin e tij të djegur.

    “Kjo vrasje ishte enigmatike dhe Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka marrë një seri veprimesh operativo-hetimore me qëllim të zbulimit të këtij rasti. Me datën 18.09.2018 sektori rajonal për hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arrestuar një person si të dyshuar për këtë rast, por hetimet kanë vazhduar dhe pikërisht sot me datën 04.10.2018 janë ardhur deri te provat dhe argumentet tjera në bazë të së cilave është arrestuar e dyshuara N. Rr., 51 vjeçare, femër/kosovare/shqiptare”, thuhet në njoftimin për media.

    Në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

    Stacioni policor në Malishevë kishte pranuar informacion se në fshatin Lladrovc në rrugë gjendet një veturë në të cilën dyshohet se është një person pa shenja jete më 4 gusht të këtij viti.

    Menjëherë policia me të gjitha njësitë relevante ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës S.B. 57 vjeçar.

    /periskopi.com


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555