TË FUNDIT:

    Punëtori rrezikon jetën, punon në katin më të lartë të ndërtesës pa asnjë masë mbrojtëse

    ScanerPressOctober 3, 2018

    Punëtori i një kompanie ndërtimi, ka punuar në katin më të lartë të ndërtesës pa pasur asnjë masë mbrojtëse, duke e rrezikuar kështu jetën e tij.

    Insajderi ka siguruar një video ku shitet ky punëtor, në objektin që është duke u ndërtuar nga kompania ”btp HOLDING”, në  Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

    Videon mund ta shihni KËTU.

    Gazeta ka kontaktuar kompaninë që është duke ndërtuar këtë objekt, por nuk ka marrë përgjigje përmes emailit. Personi që figuron si përgjegjës për objektet e kësaj kompanie në Prishtinë, porsa është kontaktuar nga Insajderi e ka mbyllur telefonin me arsyetimin se është i zënë.

    Por në terren kanë dal menjëherë inspektorët e punës, shkruan Insajderi.

    Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi ka thënë se pasi është kontaktuar nga Insajderi ka dërguar menjëherë inspektorët në atë vend.

    “Sapo e kam parë videon kam dërguar inspektorët me inspektue atë  objekt, tash po pres inspektorët deri sat ë kthehen prej terrenit të më informojnë rreth rastit”, tha Ibrahimi.

    Numri i vdekjeve në vendin e punës është rritur.

    Para dyjave një 53 vjeçar ka ndërruar jetë pasi kishte rënë nga një objekt prej 11 metra lartësi. Gjithashtu Insajderi ka raportuar se si kompanitë e ndërtimit në Prishtinë, kishin rrezikuar jetën e punëtorëve, duke i detyruar të punojnë edhe gjatë kohës kur po mbretëronin erëra të forta në kryeqytet.

    Insajderi ka transmetuar edhe dokumentarin “Ndërtim mbi gjak”, për vdekjet në vendin e punës.

    Në këtë dokumentar të InDoks është publikuar edhe lista e punëtorëve të vdekur./Insajderi.com


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555