TË FUNDIT:

    “Alo Komuna”: Pse kubëzat e skajuara iu pengojnë turistëve rrugës për Kalajë?

    ScanerPressOctober 3, 2018

    Kubëzat janë skajuar në murin e Xhamisë së Sinan Pashës dhe kanë mbetur aty si “relikt”, ndonëse punimet në intervenimin që është bërë në këtë pjesë kanë përfunduar shumë  javë më parë.

    Kjo pjesë e rrugës kalohet nga të gjithë vizitorët që ngjiten për në kalanë e Prizrenit dhe si pamje është e shëmtuar.

    Ndërsa krejt përball është edhe objekti i qendrës “Evropa”

    Megjithëkëtë më së shumti ankohen banorët e kësaj pjese të qytetit, të cilët pos që pohojnë se e kanë lajmëruar rastin në “Alo Komuna”, pyesin përse inspektorët nuk reagojnë, në kthimin e gjendjes së mëparshme në këtë rrugë.

    Deri në intervenimin për kthimin në gjendjen e mëparshme në këtë rrugë, shumë qytetarë të Prizrenit e vizitorë të huaj që ngjiten për në Kalanë e Prizrenit, do të kapërcejnë, përball kubëzave që presin të kthehen në vendin e vet. /prizrenisot.com/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555