TË FUNDIT:

    Zambaku nuk përfshihet në buxhetin e Komunës së Prizrenit, drejtori i Kulturës gënjen përsëri

    ScanerPressSeptember 29, 2018

    Drejtori i Kulturës Ehat Oreshka, në takimin e fundit të organizuar nga ShKA “Agimi”, në kërkim të formës së re të organizimit të festivali “Zambaku i Prizrenit” tha se në projeksionet buxhetore të vitit 2019 do të jetë pozicion i veçantë i mjeteve për organizimin e Festivalit.

    Në atë takim ai e quajti gënjeshtar, gazetarin e gazetës “Prizreni Sot”, i cili i paralajmëroi të pranishmit se në projekt buxhetin që do të propozohet në Kuvendin Komunal për miratim për vitin 2019 nuk ka pozicion të përcaktuar për festivalet.

    Faktet dëshmojnë se Drejtori i Kulturës po gënjen.

    Gënjeshtër pas gënjeshtre, qytetarët e Prizrenit nuk kanë informacion të qartë nëse festivali “Zambaku i Prizrenit” do të mbahet këtë vit, do të mbahet vitin e ardhshëm, në vitin 2020 apo nuk do të mbahet fare, nëse nuk gjendet formë e re e organizimit.

    Këtë përgjigje ia kanë borxh qytetarëve të Prizrenit.

    Festivali për fëmijë “Fluturat” i themeluar nga Kuvendi Komunal, nuk përmendet në asnjë rast.

    Është në të drejtën e vet që Drejtoria e Kulturës të heq dorë nga festivalet, por duhet ta thotë më zë, e jo duke gënjyer opinionin, secilën ditë me gënjeshtër të re.

    Realisht një drejtor që gënjen opinionin është i paaftë që t’i  organizoj festivalet tradicionale./Prizreni Sot/

     


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555