TË FUNDIT:
    2-44.jpg

    ScanerPressNovember 13, 20183800

    Kompania Samsung është duke zhvilluar një sistem të veçantë të televizorit, që një ditë do t’ju lejoj përdoruesve të ndërrojnë kanalet dhe volumin e zërit duke përdorur trurin në vend të telekomandës.

    Ky projekt quhet “Ponthius” është pjesë e një bashkëpunimi mes gjigantit të Koresë së Jugut dhe Qendrës Neuroprostetike në Lozanë të Zvicrës, transmeton Telegrafi.

    Qëllimi i këtij projekti është që t’ju mundësojë njerëzve me aftësi të kufizuara të shijojnë emisionet e tyre të preferuara pa ndihmën e të tjerëve. Kompania ka prezantuar prototipin gjatë një konference të mbajtur gjatë javës së kaluar në San Francisco.

    “Si mund t’ju ofrojmë qasje personave që nuk mund të lëvizin apo të cilët kanë kufizime ekstreme në lëvizje”, ka deklaruar një shkencëtar në EPFL, Ricardo Chavarriaga.

    “Jemi duke zhvilluar një teknologji që është më shumë komplekse, më inteligjente, por nuk duhet të harrojmë se kjo teknologji është duke u zhvilluar që të interferojë te njerëzit”, ka shtuar Chavarriaga.

    Sistemi përdor kompjuterin-tru (BCI) që ndihmon shikuesin të lidhet me menynë e televizorit. BCI mbështetet në kufjet me 64 sensorë dhe që ka gjurmues që funksionon me lëvizje të syrit.

    Shkencëtarët aktualisht janë duke përdorur mostrat e valëve të trurit, që përcaktojnë se si truri sillet kur kemi dëshirë të shikojmë ndonjë film. Gjithashtu është duke u zhvilluar një softuer që mbledh informacione për shikuesin dhe preferencat e tij dhe kështu vepron në bazë të kërkesave të tij. /Telegrafi


    1-11.jpg

    ScanerPressOctober 15, 20183930

    Të gjithë bezdisemi nëse na telefonojnë pa numër.

    Dikush, i cili nuk ka as emër dhe as figurë, por që i bie telefonit tuaj dhe ju jeni në dilemë ta hapni apo të mos e hapni. Jeni i/e interesuar për t’i dhënë fund kësaj situate?

    Nëse po, atëherë kjo është mundësia juaj. Por si mund ta zbulojmë numrin e telefonit që na bezdis, në qoftë se ai del numër privat në ekranin tuaj.

    Ndiqni hapat e mëposhtëm që shpjegohen në këtë video.


    1-10.jpg

    ScanerPressOctober 15, 20183430

    Facebook ka krijuar një pajisje të re, posaçërisht për video-thirrje. Quhet Portal.

    Pajisja është në thelb një asistent virtual, që përfshin disa karakteristika unike.

    Midis tyre është një sistem zbulimi i përdoruesit, i cili do të zmadhojë fytyrën e një personi ose do ta ndjekë atë kur të lëvizë nëpër dhomë.

    Ideja që qëndron prapa pajisjes është të bësh biseda me video sikur të jesh në një dhomë me bashkëbiseduesin.

    Kjo është një lëvizje e guximshme për një kompani që së fundmi u përball me skandalin e keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve dhe një sulm masiv që mund të ketë prekur 50 milionë përdorues.


    1-9.jpg

    ScanerPressOctober 15, 20183980

    Një vrimë e sapo publikuar e sigurisë në WhatsApp, lejon marrjen nën kontroll të kamerës, mikrofonit, fotografive dhe mesazheve të telefonit Android ose iOS, vetëm duke iu përgjigjur një thirrjeje telefonike.

    Teknikisht, e gjitha që i nevojitet një hakeri për t’i vjedhur të dhënat tuaja dhe për të marrë nën kontroll total telefonin e viktimës, është numri i telefonit.

    Kështu, për të mos ndodhur një gjë e tillë, mos iu përgjigjeni thirrjeve të panjohura në WhatsApp – ose bëjeni atë update për të marrë versionin më të fundit, transmeton Gazeta Express.

    Kjo vrimë e sigurisë, 1654, tani është rregulluar në versionin e fundit të WhatsApp, andaj përdoruesit inkurajohen që ta përditësojnë aplikacionin.

    Për këtë problem u raportua edhe në rrjete sociale, ku përdorues të ndryshëm thanë se duhet të keni kujdes nga thirrjet e panjohura në WhatsApp – pasi dikush mund t’jua vjedhë të dhënat.


    1-8.jpg

    ScanerPressOctober 15, 20183600

    Facebook filloi testimin e opsionit “unsend” për Messenger, i cili lejon përdoruesin të fshijë mesazhin e dërguar në mënyrë që të hiqet plotësisht nga biseda.

    Më parë këtë vit, Facebook fshehurazi fshiu mesazhet e vjetra të dërguara nga Messenger nga themeluesi Mark Zukerberg, i cili ishte shumë i pazakontë, pasi përdoruesit e tjerë të Facebook nuk e bëjnë këtë.

    Nëse e fshini mesazhin nga kutia, nuk do ta shihni më, por ajo do të mbetet në kutinë e personit të cilit i dërgohet. Në prill, Facebook njoftoi se ka në plan të prezantojë një opsion “unsend” për të gjithë përdoruesit, por detajet dhe datat e mundësive të reja nuk ishin në dispozicion, transmeton KP.

    Opsioni është ende në testim dhe sapo të konfirmohet se do të funksionojë pa asnjë problem, përdoruesit e tjerë të rrjetit social do ta marrin atë. Opsioni “unsend” ka të ngjarë të jetë në dispozicion vetëm për një kohë të caktuar pasi përdoruesit të dërgojnë një mesazh.


    screen-shot-2018-02-28-at-10-11-24-pm-copy-730x440.jpg

    ScanerPressOctober 5, 20182470

    Gjenerata e re e telefonave të Apple-it, iPhone XS dhe XS Max është më e mirë në çdo aspekt në krahasim me gjeneratën e shkuar, iPhone X, megjithatë mbetet prapa telefonit të Samsungut, Galaxy Note 9.

    Ky është konkludimi që ka nxjerrë revista prestigjioze amerikane “Consumer Reports” që merret me testime të produkteve që iu interesojnë konsumatorëve, por edhe me hulumtime tjera. Kjo revistë publikohet që nga viti 1936.

    Rezultati i testimeve është se gjenerata e re e iPhoneve është më e mirë se e shkuara për bateri, performancë të kamerës dhe në çdo performancë tjetër.

    “CR” ka konkluduar se iPhone XS dhe XS Max kanë bateri më të fuqishme dhe navigim shumë më të shpejtë e të lehtë.

    Megjithatë, qëndrueshmëria mbetet problemi kryesor për blerësit e iPhonet. Në këtë pikë, Samsungu mposht Apple-in, me Galaxy Note 9, dhe për këtë arsye gjenerata e re e iPhoneve nuk është “Numri 1” në botën e telefonave./insajderi.com



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]scanerpress.com


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555