TË FUNDIT:
    2-213.jpg

    ScanerPressMarch 31, 20201290

     

    Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Ditën e sotme IKSHPK ka njoftuar për katër raste të reja me Covid-19.

    “Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK’së.

    Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) +prej tyre kanë rezultuar pozitive.

    Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

    Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.

    Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve.

    Nga data 01.02.2020 deri me 31.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 20.847 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 5.783, Vërmicë 5.668, Jarinje 1.751, Dheu i Bardhë 1.064, Hani i Elezit 3.354, Kullë 1.337, Qafë Morinë 47, Bërnjak 570, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

    Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 31 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 828.116 raste të COVID-19 dhe 40.728 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (176.518), Italia (105.792), Spanjë (94.417), Kina (81.518), Gjermani (68.180), Irani (44.605), Francë (44.550), Mbretëri të Bashkuar (25.150), Zvicër (16.186), Turqi (13.531), Belgjikë (12.775), Holandë (12.595), Austria (10.088) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.314), Serbi (900), Kroaci (867), Slloveni (802), Maqedoni e Veriut (329), Shqipëri (243) dhe Mal i Zi (105).

    Deri me 31 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (12.428), Spanjë (8.269), Francë (3.024), Mbretëri e Bashkuar (1.789), Holandë (1.039), Belgjikë (705), Gjermani (682), Zvicër (395), Turqi (214), Austri (128), Danimarkë (90), Greqi (49), Poloni (32), Serbi (23), Luksemburg (23), Hungari (16), Slloveni (15), Shqipëri (13), Maqedoni e Veriut (9), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (2).

    QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

    MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

    NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

    Ju faleminderit për mirëkuptim!


    ikshpk-600x360-1.png

    ScanerPressMarch 30, 20201190

    IKSHPK ka konfirmuar se sot edhe 12 persona në Kosovë janë testuar pozitivë me virusin Covid-19. Numri total i të prekurve tani ka shkuar në 106, ndërsa një person deri më tani ka ndërruar jetë pasi është prekur nga virusi.

    12 personat që kanë rezultuar të prekur me Covid-19 të hënën vijnë nga pesë komuna të ndryshme në Kosovë. Të gjitha janë raste kontakti.

    5 janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

    Malisheva po vazhdon të jetë komuna me më së shumti të prekur, ndërkohë që në kryeqytet rastet po rriten dita-ditës.

    IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet për mbajttje të distancës dhe për qëndrim në shtëpi.


    virrrrrrrrrrr-600x360-1.jpg

    ScanerPressMarch 29, 20205540

    Që prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, ekspertët e shëndetit kanë treguar se cilat janë mënyrat kryesore të transmetimit të Covid-19. Gjithsesi, duket se ekzistojnë edhe disa mënyra të tjera më pak “popullore” për të cilat nuk flitet shumë, shkruan abcnews

    Studimet e bëra së fundmi sugjerojnë se virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të ndryshme për më shumë se 17 ditë. Dhe, tani rezulton se virusi mund të përhapet edhe përmes ujit në tualete. Kërkuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë bërë disa kërkime rreth rrezikut të transmetimit të SARS-CoV-2  përmes burimeve ujore.

    Ndërsa studimet fillestare treguan se virusi nuk ekstraktohet në urinë ose feçe, kohët e fundit ka pasur dëshmi në rritje që virusi, ose të paktën gjenomi i tij, ekskretohet në fece.

    Nëse virusi sekretohet me anë të kësaj mënyrë, atëherë kjo do të thotë se mund të transmetohet edhe nga tualetet.

    Alexandria Boehm, e cila drejtoi studimin u shpreh:

    “Nuk ka gjasa që kjo të jetë një rrugë kryesore transmetimi, por një person potencialisht mund të ekspozohet duke bashkëvepruar me ujin e kontaminuar me materie fekale të patrajtuara.”


    Test-de-Coronavirus-780x439-1.jpg

    ScanerPressMarch 29, 2020980

    Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se janë edhe tri raste të reja me coronavirus në vendin tonë.

    Kështu tani numri ka shkuar në 94 numri i të prekurve me Covid-19.

    Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes një njoftimi për media.

    “Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive”.

    Sipas njoftimit, rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë.


    aRBEN-VITIA-852x460-1-600x360-1.jpg

    ScanerPressMarch 28, 2020600

    Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate adresuar mediave tregoi se sot emëroi Bordin e ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). E kjo për shkak se sipas ministrisë, bordi deri tani ka qenë jo funksional dhe pa kuorum si rezultat i rënies së qeverisë së mëparshme.

    Tutje, ministria ka njoftuar se Dr. Naser Ramadani, do të vazhdojë të mbetet drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publiek (IKSHPK).

    Madje, në njoftim thuhet se vet Ramadani propozoi mikrobiologun, Xhevat Jakupin, të bëhet përgjegjës IKSHPK’së në Bordin e SHSKUK’së.

    Ministria siguron se Bordi i ri i SHSKUK’së është emëruar sipas në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë:

    Sot u emërua Bordi i ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëjë me dije se prej sot bordi deri tani jo funksional prej këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës është plotësisht funksional dhe do t’i dalë në ballë sfidës më të jashtëzakonshme që e ka Shërbimi ynë spitalor.

    Për dijeni tuaj të nderuar qytetarë, me rënien e Qeverisë paraprake, bordi pati mbetur jo-funksional, pa kuorum, për shkak të largimit të disa prej anëtarëve.

    Në kohën kur bota po ballafaqohet me një pandemi të rrezikshme siç është Koronavirusi Covid-19 dhe rrjedhimisht edhe Kosova, për Ministrinë e Shëndetësisë është shumë e rëndësishme që SHSKUK si ofruesi kryesor i shërbimeve shëndetësore dytësore dhe tretësore në vend të jetë funksional dhe në shërbim karshi situatës së krijuar.

    Ju njoftojmë po ashtu se prof. Dr. Naser Ramadani, vazhdon të jetë drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili bashkë me kolegët janë 24/24 në krye të detyrës.

    Koordinimi me MSh-në si autoriteti më i lartë shëndetësor në vend dhe me nivelet e tjera të kujdesit shëndetësor ka qenë i shkëlqyer edhe falë punës dhe angazhimit të IKSHPK-së.

    Me propozimin e Prof. Ramadanit dhe pëlqimin e tij, përfaqësues i IKSHPK-së në Bordin e SHSKUK-së është zgjedhur dr. Xhevat Jakupi, mikrobiolog, i cili është përgjegjës për testimit me RT-PCR të mostrave të mbledhura për testim në COVID-19.

    Sa i përket Bordit të ri të SHSKUK-së, delegimi i anëtarëve të këtij bordi, është bërë sipas legjislacionit në fuqi, duke respektuar të gjitha normat e parapara dhe mbi të gjitha duke marrë parasysh misionin e madhe të cilin e bartin këta profesionistë shëndetësorë në këto rrethana.

    Punë të mbarë dhe shëndet!

    Së bashku do t’ia dalim!


    5e4a381da310128206533ace-600x360-1.jpeg

    ScanerPressMarch 28, 2020960

    Specialistët e sëmundjes infektive kanë paralajmëruar se COVID-19 mund të jetojë në këpucët tuaja deri në 5 ditë. Sidomos këpucët me të cilat keni qenë në zona të ngjeshura si supermarkete, aeroporte apo transport publik.

    Këpucët janë një nga vendet kryesore ku shumohen bakteret, kërpudhat dhe viruset. Pikat e frymëmarrjes që janë të bartura në ajër nga një person i infektuar me koronavirus mund të zbarkojë edhe në pjesën e sipërme të një këpuce.

    Pjesa e poshtme e këpucëve janë bërë zakonisht nga materiale të qëndrueshme, sintetike si gomë, ose lëkurë të veshura me plastikë. Të gjitha këto mbajnë nivele të larta të baktereve, sese nuk e lejojnë të ajri, lëngu ose lagështia.

    Australianët po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për atë mund të sjellin në shtëpi, pasi vendi regjistroi një rritje prej 190 rastesh brenda natës vetëm në Neë South Ëales,

    Doktori i familjes San Diego, Georgine Nanos  tha për Huffington Post Australia se mundësia më e madhe që këpucët të marrin COVID-19 është në zonat me popullsi të madhe si zyrat, qëndrat tregëtare, trena, autobus dhe aeroporte.

    Këshilltari shëndetësor i Misurit, Dr Mary E. Schmidt ka shprehur se koronavirusi mund të jetojë në sipërfaqe sintetike për 5 ditë ose më shumë.

    Kjo u mbështet edhe nga specialisti i shëndetit publik në Kansas City, Carole Ëinner, i cili tha se këpucët e bëra me plastikë dhe materiale të tjera sintetike mund të mbajnë viruse aktive për ditë të tëra.

    Njerëzit të cilët nuk punojnë nga shtëpia dhe vazhdojnë të bëjnë udhëtime, si punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe asistentët e dyqaneve, këshillohet të përdorin një palë këpucë për çdo herë që dalin jashtë shtëpisë.

    Këpucët e bëra nga kanavacë, pëlhura të buta ose lëkure faux duhet të pastrohen në lavatriçe në një cikël të ulët të temperaturës. Këpucët prej lëkure ose çizmet për punë të rënda duhet të pastrohen me dorë me doreza


    naser-ramadani1-600x360-1.jpg

    ScanerPressMarch 28, 20205320

    Qeveria në dorëheqje e ka shkarkuar nga pozita e anëtarit dhe Kryetarit të Bordit të Shërbimit Klinik Spitalor të Kosovës, Naser Ramadanin, i cili mban edhe funksionin e Shefit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Ramadani ishte njeriu kryesor që rekomandoi mbajtjen e seancës ku u votua me sukses shkarkimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, i cili s’i mbushi as dy muaj në krye të Ekzekutivit.

    Në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ramadani dërgoi një mendim profesional ku tha se seanca mund të mbahet me disa masa për të cilat asistuan zyrtarët mjekësorë.

    Qeveria është arsyetuar se vendimi për shkarkimin e Bordit ka ardhur për arsye se ai nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë dhe se ka dështuar në arritjen e objektivave

    Ndërkohë, Qeveria ka emëruar Bordin e ri të SHSKUK-së. Kryetar i Bordit është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1-vjeçar, ndërsa anëtarët e tjerë të bordit janë: 1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës; 2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës; 3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike; 4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore; 5. Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor; 6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë; 7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

    Statuti i Shërbimit Klinik Spitalor kërkon që në Bordin e SHKSUK’së të jetë edhe një anëtar i Ministrisë së Shëndetësisë. Qeveria ka dërguar në këtë bord ish-kandidatin për deputet të VV’së, Mirsad Shkreta.


    4-39.jpg

    ScanerPressMarch 28, 2020590

    Shkarkohet bordi i SHSKUK-së, emërohet i riu

    Qeveria në detyrë e Kosovës ka shkarkuar Bordin Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës. Kjo është bërë nën arsyetimin se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

    Në mbledhjen e 17-të, Qeveria Kurti ka emëruar Bordin e ri në përbërje:

    Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

    Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

    Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

    Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

    Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;

    Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;

    Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

    Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.

    © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


    4-4.jpg

    ScanerPressMarch 23, 20204230

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është furnizuar me dy barna, të cilat sipas presidentit amerikan Donald Trump, në SHBA kanë dhënë rezultate të mira te trajtimi i pacienteve me COVID 19.Bëhet fjalë për blerjen e 240 dozave chloroquine dhe për 200 tjera të barit Azithromycin të cilat mësohet se i kanë marrë donacion.

    Kjo është konfirmuar për Kohën nga Zyra e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu. Madje mësohet se ditëve në vijim pritet të blihen edhe sasi tjera të këtyre barnave.

    Barnat në fjalë janë liferuar sot në QKUK.Këto dy barna nuk janë të reja, por disa shtete kanë thënë se kombinimi i tyre ka dhënë rezultate pozitive te pacientët.


    2-47.jpg

    ScanerPressFebruary 28, 20202340

    Njerëzit me diabet tip 2 që hanë ushqime të pasura me bajame, arra, lajthi, kanë një kontroll shumë më të mirë të niveleve të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

    Efekti pozitiv i ushqimit në diabetikët e tipit 2 vlen edhe për të gjitha ushqimet që gatuhen ngadalë: fasulet, fasulet jeshile, thjerrëzat, transmeton lajmi.net.

    Në Universitetin e Torontos (Kanada), 210 lëndë me diabet tip 2 u ekzaminuan të ndarë në dy grupe me nga 105 lëndë secila.

    Një grup hëngri ushqime që kishin një indeks të ulët glicemik (fasule, bizele, thjerrëza, bajame, lajthi, arra), ndërsa grupi tjetër hante ushqime të zakonshme të parashikuara për këta pacientë.

    Rezultatet treguan një ndryshim shumë domethënës në kontrollin e sheqerit në gjak të dy grupeve, me grupin që hante kryesisht ushqime me indeks të ulët glicemik shumë më mirë duke ruajtur nivele të ulëta të sheqerit në gjak sesa grupi tjetër

    Rekomandohet që personat me diabet tip 2 të hanë kryesisht këtë lloj ushqimi.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555