TË FUNDIT:
    arbenita1-1-600x360-3.jpg

    ScanerPressJuly 21, 20201180

    Arbenita iu përgjigjet në mënyrë epike atyre që e bëjnë ‘unfollow’ për shkak të një positmi.

    Një postim i Dua Lipës, në të cilin artistja publikon flamurin që ishte lëshuar me dron në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

    Lexo Edhe:

    A e dini sa vite diferencë kanë Genci dhe Eni Koçi

    Këtë postim e kanë shpërndarë edhe shumë emra të njohur, ndërsa reagimet e serbëve ishin të menjëhershme.

    Mes atyre që e shpërndanë postimin e Duas ishte edhe modelja Arbenita Ismajli, e cila me një video tregon se si po reagon kur serbët dhe ata që e urrejnë ia bëjnë ‘unfollow’.

    “Ndjekësit serb (ose kushdo që më urren) më bëjnë unfollow sepse e bëra repost postimin e Dua Lipës rreth fakteve për hartën e shqiptarëve. Unë:”, shkruan modelja, teksa në sfond dëgjohet një këngë e Duas, kurse me dorë bën lëvizjen që thotë “largohuni”.

     


    640-0-5f0c3fa77af0b-600x349-1.png

    ScanerPressJuly 13, 20201260

    Ditën e djeshme princesha e Besit dhe Xhensilës, Ajka festoi ditëlindjen. Vogëlushja mbushi 2 vjeç dhe mami e babi u kujdesën që t’ja bënin këtë ditë të paharrueshme me një festë si në përralla.

    Në festë morën pjesë familjarët e miqtë më të ngushtë teksa ambienti ishte dekoruar me plot ngjyra e lodra, si në botën e çudirave.

    Lexo Edhe:

    Mbi 500 euro sandalet dhe 200 euro bikini, Nora me shumë luks në pushime

    Për 2-vjetor Besi dhe Xhensila i kanë bërë dhuratë Ajkës një qenush pomerian. Këtë e ka zbuluar vetë Xhensila me një postim në Instagram ku shkruan “Do kalojmë në overdozë ëmbëlsire”.

    Kujtojmë që edhe vitin e kaluar çifti i bëri dhuratë Ajkës një tjetër qenush, të një rrace tjetër.

     


    tayna-6-1-546x360-1.jpg

    ScanerPressJuly 11, 20202530

    Këngëtarja kosovare Tayna, sot ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar linjat e saj trupore.

    Në këtë mot të nxehtë, Tayna shfaqet me në një plazh ku edhe supozojmë se po bën pushimet.

    Lexo Edhe:

    Zbulohet gjinia e fëmijës së Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës

    Edhe pse në plazh, Tayna ka pozuar e veshur poshtë me të gjata, megjithatë veshja e saj ka theksuar linjat e saj trupore.

    Reperja ka ditë që po paralajmëron një këngë duke postuar poza të ndryshme nga xhirimet e videoklipit, shkruan Gazeta Express.

    E duket se diçka bombastike po vjen nga Tayna me këto fotografi që po ndan me ndjekësit.

    Reperja gjithashtu ka zbuluar edhe pjesë nga teksti i këngës në secilën nga këto fotot, ku duket se për videoklip ka punuar mjaft shumë.

    Artistja nuk ka publikuar ndonjë videoklip që nga ai i këngës ‘Edhe ti’ me Mozzik para 5 muajsh.


    Screenshot_3-1592760249-696x382-1.png

    ScanerPressJune 21, 20202650

    Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi, prej vitesh ruajnë një miqësi shumë të ngushtë dhe shpesh herë e quajnë njëri-tjetrin motër e vëlla.

    Së fundmi në një video që Ermali ka publikuar me Joelin dhe një qen, Elvana e ka “bullizuar” aktorin duke i dërguar një mesazh në “Instagram”.

    Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty!”

    Ermali ka publikuar bisedën e tyre dhe krahas saj shkruan: “SKANDAL!!! ZBULOHET BISEDA…Ja pra miq… Ja bullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.”

    E gjithë biseda ka qenë me shaka duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit.


    300px-Tayna.jpg

    ScanerPressJune 21, 20201790

    Edhe pse moti nuk është aq i favorshëm për të bërë plazh, Tayna nuk po e çan kokën fort për këtë.

    Ajo  është duke shijuar kohën e lirë në bregdetin shqiptar prej nga ka publikuar edhe foto në Instagram.

    Ajo tregon edhe një herë linjat perfekte trupore, shkruan Reporteri.net..

    Tyana brenda një kohe të shkurtër pritet ta publikojë këngën e saj të re që e ka punuar në Zvicër.


    ving.jpg

    ScanerPressJune 10, 2020710

    Si rrallëherë kantautori i njohur, Flor Mumajesi ka ndarë me ndjekësit një ‘Instastory’, i cili me siguri ka ngjallur mjaft kureshtje.

    “Më mërzisin kur thonë nuk jetohet më këtu, si? Pse? Shqipëria është lule, më trego një vend në botë që i ka spiunet falas?”, ka shkruar Flori në postimin e fundit në llogarinë e tij. Mumajesi nuk ka saktësuar asnjë detaj tjetër, edhe pse ka zgjedhur të ironizojë hapur në këtë postim.

    Lexo Edhe:

    Flori Mumajesi bën reagimin e befasishëm në rrjetet sociale

    Kujtojmë se Flori ndan rrallëherë postime, ndaj dhe ky i fundit ka vjedhur vëmendjen e të gjithëve. Me siguri në ditët në vijim, këngëtari do të sqarojë diçka më shumë me anë të postimeve të tjera në ‘Instagram-in’ e tij.


    sdf-728x430-1-696x411-1.jpg

    ScanerPressJune 9, 20203380

    Aktorja e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi ka rrëmbyer edhe një çmim të rëndësishëm në karrierën e saj.

    Ajo ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin e Francës “See a Paris 2020”, shkruan Reporteri.

    Lajmin e e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi.

    “Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me cmime!”, ka shkruar aktorja.

    Për këtë e ka përgëzuar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

    “Çikat e Kosovës godasin sërish!”, ka shkruar ndër të tjera Jahjaga.


    unnamed-file-1.jpg

    ScanerPressJune 9, 20201070

    Dje reperi Mc Kresha u bë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij Erzina sollën në jetë një vogëlushe të shëndetshme që e quajtën Iza.

    Çifti i thanë njëri tjetrit “Po” në dhjetor të vitit të kaluar në një ceremoni ku ishin të ftuar familjarë e miq të ngushtë të dyshes.

    Lexo Edhe:

    Kuptimi i veçantë prapa emrit të vajzës së Mc Kreshës

    Ndonëse të martuarit nuk janë shumë publik në rrjete sociale, ishte babai i Erzinës ai që dha lajmin për ardhjen në jetë të foshnjës në rrjetin social Facebook, ku dhe zbuloi emrin e saj, Iza.

    Iza, emër ky shumë i rrallë në vendin tonë, është emër vajze shumë i famshëm në kulturën hebre, që është gjithashtu vendi i origjinës së emrit. Sipas uebfaqes, behindthename.com kuptimi i emrit Iza është (Zoti është premtimi im) dhe një tjetër variant i këtij emri në vende të ndryshme të botës është Izabela.


    unnamed-file.jpg

    ScanerPressJune 8, 2020730

    E kemi parë gjithmonë mjaft elegante dhe të kuruar, por duket se Marina Vjollca ka edhe një anë mjaft të ‘çmendur’. Me anë të disa pamjeve në Instastory, moderatorja bukuroshe ka zbuluar se dikur ka qenë një fanse e madhe e motorrit dhe ka ditur ta ngasë shumë mirë atë. Por këtê pasion të saj, nuk e aprovon Getoari, me siguri për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

    “Bindeni @ghettogeasy të më lërë t’i jap motorrit se nuk më lë më”, ka shkruar Marina në postimin e fundit në ‘Instastory’, duke iu drejtuar ndjekësve të saj.

    Pavarësisht kësaj, kurioziteti i fansave të moderatores për ta parë teksa i jep motorrit duhet të jetë mjaft i madh.


    Screenshot_1-6-696x370-1.jpg

    ScanerPressJune 7, 20201030

    Policia në Gjakovë ka pranuar një njoftim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar.

    Raportohet se personi që është gjetur i varur dyshohet të jetë Behar Morina, një nga tupanxhinjtë më të njohur në Kosovë.

    I kontaktuar nga Indeksonline, Xenin konfirmon lajmin se ai e ka gjetur.

    Ai foli shkurtë, ku tha se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij.

    “Ai është dhëndri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, u shpreh Xeni.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.

    “Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare. Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj. /Reporteri.net/



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555