TË FUNDIT:
    1-489.jpg

    ScanerPressJanuary 27, 2021170

    Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka shpërthyer ndaj meshkujve shqiptarë, pasi mesa duket ka mbetur shumë e pakënaqur.

    Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka vënë në dukje tiparet më të këqija të burrit shqiptar si fodullëkun, injorancën e prepotencën.

    Moderatorja quan problematike edhe mënyrën se si këta burra trajtojnë gratë e jetës së tyre, duke nisur që nga nëna që i dha jetë dhe më vonë partnerja apo bashkëshortja.

    “Po bëja një xhiro në rrjet, të shihja ça ndodh rreth e rrotull dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase), por shumica janë fodulla, janë injorantë, janë agresivë dhe prepotentë ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë të dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat s’janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe tyren duke të përçmuar. Femra nuk bëhet për vete me ofendime, nuk dashurohet me fodullëk. Por e qartë që shumica s’janë të aftë dashurojnë se s’i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRE? Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës ZOT”, shkruan Einxhel.



    ScanerPressJanuary 27, 2021300

    Bukuroshja e njohur shqiptare, Agnesa Vuthaj kla folur së fundmi për jetën private.

    Ajo u sqarua edhe për lajmin që kishte qarkulluar vitin e kaluar, ku ajo u përfol se është në lidhje me një biznesmen indian.

    “Unë kam reaguar ne rrjetet sociale sepse kam menduar që ka qenë një shkrim shumë seksist, kam reaguar për fenomenin jo për rastin, dhe pyetja ime do të ishte: Nëse një djalë kosovar në të tridhjetat e veta do të ishte me një biznesmen të huaj në një aeroplan privat, a do të shkruhej i njëjti shkrim ose nëse do të shkruhej a do t’i kishte të njëjtat klikime? E këtu kthehemi tek ajo shoqëria paragjykuese që mundohen gjithmonë ndoshta edhe në media që femrat me i gjyku dhe me i hedh pak më poshtë”, ka thënë Agnesa Vuthaj.

    Me insistimin e prezantuesit, modelja nga Istogu e theksoi se me biznesmenin në fjalë nuk kishte asgjë më shumë e as më pak se një raport pune.

    “Sigurisht që nuk ka qenë e vërtetë, ka qenë një raport pune”, ka thënë tutje Agnesa, në Klan Kosova.


    1-485.jpg

    ScanerPressJanuary 27, 20214410

    Linda Aliu njihet ndryshe edhe si Policia më seksi e Kosovës.

    Aliu me format bombastike që ka dhe fotografitë që publikon në rrjete sociale është gjithmonë në syrin e mediave rozë.

    Së fundmi, ajo ka provokuar me disa foto tejet seksi nga Brezovica.

    Ajo shihet në një ambient me borë e veshur me bikine.

    Linda së fundmi ka publikuar edhe një fotografi veshur në uniformën e Policisë së Kosovës duke mbajtur në dorë armë të gjatë.

    Për policen kosovare ka shkruar edhe revista britanike Express.co.uk.

    Aty thuhet se mijëra njerëz e kanë shpërndarë fotografinë e Linda Aliut e cila po e shijon punën e saj të ëndrrave si police.

    Fotografia e Lindës me uniformën e policisë ka bërë që në rrjetet sociale t’i dërgohen asaj oferta nga sallone bukurie dhe parukerie që të merret si model bukurie.


    1-161.png

    ScanerPressJanuary 27, 2021160

    Që prej hyrjes së saj në emisionin “Për’puthen”, konkurrentja e re Ledjana Prenga deklaroi hapur pëlqimin e saj për dy konkurrentë, Atdheun dhe Mevlanin.

    Me këtë të dytin ajo ka realizuar edhe takime të cilat janë dukur tepër të ngrohta. Madje, Mevlani i ka dedikuar Ledjanës edhe një këngë, e cila bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë.

    Gjërat mes çiftit dukeshin perfekte, deri në momentin që në “Për’puthen” erdhi një hyrje e re.

    Vajza nga Shkodra e quajtur Antonela trazoi ujërat në emision dhe deklaroi që në hyrjen e saj se kishte gjithashtu pëlqim për Mevlanin.

    Madje, mes tyre ndodhi edhe një debat, kur Mevlani deklaroi se për Antonelën do të shkruante një album me këngë.

    Mbrëmjen e kaluar në emision, Antolena nxehu sërish gjakërat teksa i tha vajzave se ka ardhur t’i rrëmbejë djemtë, sepse ato “s’dinë t’i kapin”.

    Për më tepër, ajo tregoi se Mevlani i kishte dhënë fjalën se nëse s’do të ishte zgjedhja e saj, ai do të dilte nga “Për’puthen”.

    Pas këtyre ngjarjeve, Ledjana ka shprehur zhgënjimin e saj për Mevlanin, duke thënë gjithashtu se “Mevlani ashtu i thotë të gjitha vajzave”.

    Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka publikuar një story si një mesazh për gjithçka që ka ndodhur.

    Konkurrentja ka publikuar foton e një zemre të vizatuar, duke shkruar “Vendin tem askush s’un ma zëvendëson“.


    1-160.png

    ScanerPressJanuary 27, 2021110

    Në pjesën e fundit të takimit Andi i dedikon një poezi të veçantë Melisës.

    “Këngëtar nuk jam, por jam frymëzim i këngëtarëve për … (nxjerr një kuti) Jam një lloj poeti të lutem lexoje”, shprehet Andi.

    Një detaj mjaft i realizuar dhe e ka surprizuar goxha Melisën: ”Ky është ai që më ka bërë të emocionohem më shumë”.

    Por pas këtij gjesti romantik ndodhi edhe e papritura!

    Melisa kishte marrë në studio kutinë e dhuratës, por letra ndodhej në duart e Atdheut!

    Melisa: Të pëlqeu, e lexove?

    Atdheu: Po shumë (i thotë diçka nën zë)

    Bora: Çfarë të tha Melisa?

    Melisa: Më tha që më ka shkruajtur një tjetër, por nuk e besoj!

    Pas kësaj skene, Andi çohet në këmbë për ta recituar sërish këtë poezi duke dhuruar tepër emocione, e duke marr përgëzime nga konkurrentët, e pas kësaj çohet sërish por këtë herë për të përqafuar Melisën.


    1-482.jpg

    ScanerPressJanuary 27, 2021150

    Anita Haradinaj ka treguar nëse i pëlqen bashkëshorti i saj Ramush Haradinaj duke kënduar.

    Ajo tha se një gjë e tillë nuk i pëlqen tek Ramushi. Madje pohoi se i ka kërkuar që mos të këndojë në publik.

    “Jo, nuk më pëlqen edhe shumë. Ai ka dëshirë të këndojë, është dëshirë e tij. As unë nuk di me këndu por këndoj ndonjëherë, por jo në publik”, ka thënë ajo.

    Më tutje Anita tregoi se Ramush Haradinaj ka njohuri të madhe për muzikën. Sipas Anitës, atij i pëlqejnë më shumë këngët me çiftelia.


    1-478.jpg

    ScanerPressJanuary 27, 20211670

    Fation Kuqari ishte një ndër konkurrentët e Për’puthen më të pëlqyer nga publiku dhe gjithashtu edhe nga vajzat brenda.

    Historitë e tij me vajzat në emision, Anën e parë dhe Melisën, nuk shkuan dhe aq mirë pasi përfundoi në sherr e në akuza të forta.

    Më pas pas sherrit banal i cili degradoi në të shara e për pak në dhunë fizike me Erin, një nga konkurrentët më të rinj të emisionit, Fationi bëri të ditur në Instagram se do largohet përfundimisht nga emisioni pa u përputhur me asnjërën prej vajzave.

    Ditën e sotme Fationi i ka shkruar Trejsi Sejdinit në “Ask me a question” në Instagram: “O fëmijë i llastuar”.

    Modelja ka zgjedhur t’i publikojë emrin Fetionit e madje e ka përshëndetur me një video ku në plan të parë vihet re gjoksi dhe i shkruan: “Bebwww pra”.Nuk dihet nëse ish-konkurrenti dhe modelja njihen më parë dhe çfarë marrëdhënie kanë me njëri-tjetrin, por nga këto postime zërat filluan lart e poshtë.


    1-469.jpg

    ScanerPressJanuary 26, 2021220

    Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina, vijon të qëndrojë në arrati që prej ditës së mërkurë, kur edhe Policia e Kukësit konstatoi mungesën e saj në banesën ku duhet të qëndronte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

    Tashmë ajo do të duhet të përballet me dy akuza në Gjykatën e Kukësit. Përveç akuzës së “Trafikut të armëve dhe municionit”, këngëtarja do të përballet edhe me akuzën e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

    Kjo pasi këngëtarja kosovare nuk është gjetur në banesën ku duhet të qëndronte pas vendimit të dhënë nga Gjykata. Policia e Kukësit njoftoi se po bëhen kërkime për kapjen e këngëtares 34-vjeçare.

    “Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    ARRATISJA

    Sipas burimeve nga Policia e Kukësit, këngëtarja kosovare nuk është gjetur në banesën ku duhet të qëndronte pas vendimit të dhënë nga Gjykata. Arratisja e këngëtares është pikasur ditën e mërkurë nga punonjësit e Policisë, të cilët kanë shkuar në banesën e marrë me qira nga këngëtarja pranë komisariatit. Sipas burimeve, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të kryer procedurat, ku Fjolla Morina duhet të firmoste për të vërtetuar se po qëndronte në banesë ashtu siç edhe kishte urdhëruar Gjykata.


    1-465.jpg

    ScanerPressJanuary 26, 2021150

    Hyrja brenda me këpucë në një familje skamnore e Leonora Jakupit ka qenë kryetemë e mediave gjatë javës së kaluar.

    Për këtë gjë është deklaruar edhe Halil Krasniqi, me të cilin atë ditë Leonora ishte në vizitë tek ajo familje.

    Kastrati tha se Leonora nuk hyri qëllimisht me këpucë në atë shtëpi, porse familja e kanë futur me zor brenda.

    “E kemi pasur në emisionin e kaluar Leonora Jakupin, që e përshëndes dhe e falënderojë shumë që ka marr mundin me qenë me neve javën e kaluar në disa aktivitete tona. Është bërë tepër e madhe këpucët e Leonores dhe pse ka hyrë brenda me këpucë. Unë nuk dua që ne si ‘Jetimat e Ballkanit’, nuk kemi hyrë kurrë edhe kur ka pasur paragjykime për neve. Unë kam qenë prezent kur familja nuk ka pasur shans me e heq këpucët Leonora se e ka marrë familja me zor e ka shti brenda, tu thanë na erdh dita me ju pa”, ka thënë Kastrati, në një emision televiziv.

    https://video.gjirafa.com/halil-kastrati-shpjegon-rastin-e-hyrjes-se-leonora-jakupit-me-kepuce-brenda-shtepise-se-skamnorit


    1-155.png

    ScanerPressJanuary 25, 2021250

    Puntatën e sotme në Përputhen u transmetuan pamje jashtë studios ku si protagonist ishin Mevlani dhe Ledjana.

    Bëhej fjalë për një zënkë mes tyre, dhe shkak ishte vajza e re që u fut në Përputhen Prime, Antonela.

    Fjalët pozitive që Mevlani kishte kundrejt saj kanë xhelozuar dhe mërzitur Ledjanën. Kamerat në backstage filmuan momentin kur Mevlani i shkonte nga prapa Ledjanës që të sqaroheshin.

    Por ajo nuk donte ta dëgjonte.

    “Ik më lër rehat se do iki me taksi, nuk dua të dëgjoj,” thotë Ledjana brenda dhomës së zhveshjes.

    Mevlani që i shkoi nga mbrapa i thotë: “Po si do ikësh me taksi, po prit moj të sqarohem, se kshu jeni ju duhet me ju ardh nga mbrapa”.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555