TË FUNDIT:
    1-75.jpg

    ScanerPressOctober 27, 202080

    Lideri j LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur deklaratave të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe ambasadorit amerikan për shuarjen e “Task-Forcës” për luftimin e korrupsionit, raporton Gazeta Blic.Ai ka shkruar se Avdullah Hoti ka guximin ta luftoj korrupsionin dhe krimin.“Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti. IM”, ka shkruar ai.

    Reagimi i plotë:

    Miq të nderuar

    Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin.Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta.

    Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti. IM


    1-74.jpg

    ScanerPressOctober 27, 2020130

    Berat Buzhala ka thënë se Sami Lushtaku, është personi më i mirë në PDK.

    Sipas Buzhales kjo është për faktin se Lushtaku është njëri i besës, e mban fjalën dhe nuk gënjen.

    Buzhala në emisionin “n’Konak” të Gazetës Infokus ka deklaruar se raportet me Lushtakun i ka krijuar gjatë kohës sa ka kandiduar për deputet nga radhët e kësaj partie dhe shtoi se kanë pasur një simpati ndaj njëri-tjetrit.

    “Me një moment të caktuar edhe Hashimi edhe Kadriu, këta largohen, e Samiu është befasuar që edhe gjatë asaj kohe i kam qëndruar gati. Mundohem me këshilluar kohëpaskohe, dhe i them se mediat duhet me i respektuar edhe kur nuk të pëlqejnë”, ka thënë Buzhala.


    1-73.jpg

    ScanerPressOctober 27, 2020180

    Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vazhdimisht i akuzon partitë tjera për jetë luksi, nuk është se janë keq me pasuri dhe të ardhura mujore. Të dhënat i gjeni në Agjensionin Kundër Korrupsionit.

    Vetëvendosje vazhdimisht ka tentuar të shtrihet te shtresat e varfëra në Kosovë, duke folur për politika sociale dhe shtet social, por brenda vetës ka deputetë, të cilët nuk jetojnë pa luks, shkruan portali Ballkani.info.

    Secili deputet i VV-së jeton me të paktën 2500 euro në muaj, derisa pasuria e tyre e paluajtshme kap vlera milionëshe. Madje, Vetëvendosje që shitet në opinion si parti me njerëz jo të pasur, nëse shihen vetem deklarimet e tyre te pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, del të jetë krejt ndryshe.

    Ballkani.info do t’ju sjellim në vazhdim pasurinë milionëshe dhe të ardhurat e majme mujore të deputetëve të Vetëvendosjes.

    Vetëm Valon Ramadani, deputet, i këtij subjekti politik ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej afro 3 milionë eurosh.

    Edhe Xhelal Sfeçla nuk i ka punët keq me pare. Ai të ardhura vjetore ka deklaruar prej 56 326 eurosh, oseçdo muaj Sfecla dhe familja e tij jetojnë me 4693 euro.

    Sfeçla, ka ne pronesi edhe mjaft pasuri të paluajtshme. Vlera e pasurisë së tij, aq sa e ka deklaruar dhe llogaritur vet në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kap shifrën e afro 2 milionë eurosh.

    Keq me pasuri të paluajtshme dhe me të ardhura mujore nuk është hiç as kryetari i Prizrenit, që vjen nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka. Ai, të paktën sipas pasurisë që ka deklaruar në AKK, ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 2 milionë e 813 mijë e 669 euro.

    Mytaher Haskuka përveç kësaj pasurie të paluajtshme jeton me të ardhura mujore hiç më pak se 3471.

    Albulena Haxhiu, e cila është më e zëshmja në Kuvend kundër jetesës me të ardhura të majme mujore, për vete jeton me të ardhura shumë larg pagës mesatare në Kosovë.

    Deputetja Haxhiu, bashkë me familje kap shifrën e të ardhurave vjetore prej 31 mijë e 187 eurosh ose për çdo muaj jeton me 2598 euro, që janë të ardhura shumë larg të jetuarit varfër ose në shtet social, siç e proklamon në çdo fjalim në Kuvend.

    Deputetja tjetër e Vetëvendosjes, e cili jeton me 30 mijë e 63 euro në vit është Arbërije Nagavci. Ajo, po ashtu sa ka qenë vartëse e Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë emërimit të drejtorëve dhe zv.drejtorëve të shkollave në kryeqytet.

    Deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, siç e ka llogaritur vet, ka deklaruar pasuri në vlerë prej afro gjysmë milion eurosh. Konjufca, deputet i VV-së, për të cilin u pat raportuar se ishte pjesë e SHIK-ut në fillet e saj, nuk jeton keq as me të ardhura mujore.

    Përndryshe secili deputet i VV-së, jeton me të paktën 2500 euro në muaj, ose larg nga jeta e varfër siç pretendon ky subjekt opozitar politik.

    Pjese e Vetëvendosjes është edhe Rexhep Selimi, i cili ne deklarimin qe e ka deponuar ne AKK, duket se është nga me te varfrit e lëvizjes.


    1-71.jpg

    ScanerPressOctober 27, 2020140

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Hoti, pas skandaleve në Thesarin e shtetit dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, e cila sipas saj po vazhdon edhe me tenderët e ministrit të Brendshëm Agim Veliu, transmeton Gazeta Metro.

    Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Agim Veliu, nënkryetari dhe një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, ka nënshkruar një tender të negociuar me çmim trefish më të shtrenjtë, kontrata e të cilit ka qenë subjekt i hetimeve të Task-Forcës Antikorrupsion të shuar me vendim të Qeverisë Hoti.

    “Vetëm disa nga titujt e ditëve të fundit, pasi zoti Hoti na e tregoi frazën e njohur “Nuk keni parë gjë akoma”. Avullohen më shumë se dy milionë euro nga Thesari i shtetit. Vidhet arka më shumë se 300 kg nga AVUK-u. Tenderi i Veliut më shumë se trefishi i çmimit të rregullt. Por nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe. Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi”, ka shkruar Nagavci.

    Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një konference për media javën e kaluar ka folur për veprimet e qeverisë së tij gjatë këtyre katër muajve të funksionimit. Hoti gjatë kësaj konference u zotua disa herë se do ta kthejë ligjshmërinë, duke thënë “nuk keni pa gjë akoma”.

    Postimi i plotë:

    Qeveria jo legjitime Hoti në aksion

    Agim Veliu, nënkryetari dhe një nga figurat më të rëndësishme të LDK-së, Ministri i punëve të brendshme paska nënshkruar një tender të negociuar me çmim trefish më të shtrenjtë. Raportohet se kjo kontratë është subjekt i hetimeve të Task-Forcës Antikorrupsion të shuar me vendim të Qeverisë Hoti, ku në votim ka marrë pjesë edhe vetë ministri Veliu.

    Vetëm disa nga titujt e ditëve të fundit, pasi zt. Hoti na e tregoi frazën e njohur “ Nuk keni parë gjë akoma”

    -Avullohen më shumë se sy milion euro nga Thesari i shtetit.

    -Vidhet arka më shumë se 300 kg nga AVUK-u.

    -Tenderi i Veliut më shumë se trefishi i çmimit të rregullt.

    Por nga këta që vodhën vullnetin e qytetarëve as që mund të pritet ndryshe.

    Hajdutçe e morët pushtetin, hajdutëria dëshmohet qëllimi../gazetametro.net


    1-70.jpg

    ScanerPressOctober 27, 2020140

    Rritja e rasteve të reja me COVID-19 ka bërë që shumë shkolla të Kosovës të mbajnë mësim konform udhëzimeve, në këtë rast, skenareve të parashikuara nga Instituti Kombtar i Shëndetit Publik, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit, shkruan GazetaBlic.

    Që nga hapja e shkollave, e deri më tani, 130 nxënës dhe 148 mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë për virusin korona, duke bërë kështu që 14 shkolla të vendit të zhvillojnë mësimin në skenarin C.Në një bisedë për GazetaBlic, kryetari Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari, përkundër shpeshtimit të rasteve të reja me koronavirus nëpër institucionet shkollore, ka thënë se SBASHK-u është që mësimi të vijoj nëpër shkolla.

    “Si SBASHK jemi angazhuar dhe mirremi me gjendjen se sa po respektohen masat që i kanë dhënë IKSHPK dhe MASH-i, e po ashtu interesohemi se a po sigurohen mjete mbrojtëse për COVID-19. Ne SBASHK-u urojmë që mësimi të vazhdojë kështu edhe përkundër rasteve që fatkeqësisht janë duke u shtuar. Ajo që dihet nga Task-Forcat është se të vazhdohet me mësim në shkolla, e aty ku paraqiten rastet duhet të respektohen rregullat që i ka përcaktuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Aty, ku ka raste pozitive me COVID-19 tek nxënësit dhe mësimdhënësit të kalohet në mësim online, i cili është goxha i vështirë ngase një pjesë e nxënësve kanë pasur probleme për kyçje”, ka thënë ai.

    “Mësimdhënësit e Kosovës janë të angazhuar maksimalisht që mësimi të vijoj në shkolla, por edhe ne do të veprojmë sipas IKSHPK-së, që përcakton masat anti-covid. Urojmë që të mos rritet numri, pasi pjesë-pjesë mund të vije koha që të kalohet mësimi online”, tha Jashari për GazetaBlicViti i ri shkollor në institucionet para-universitare në Kosovë, ka filluar më 14 shtator, me prezencë fizike të nxënësve në shkolla, por duke respektuar rekomandimet për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit: mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienën personale.

    Për këtë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, tashmë ka përgatitur tre skenarë për mbarëvajtjen e procesit mësimor, që do zbatohen nga komunat, varësisht gjendjes epidemiologjike me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi.Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18.148. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.332./GazetaBlic


    1-69.jpg

    ScanerPressOctober 27, 2020110

    Një aeroplan special nga Holanda ka aterruar sot në orët e padites në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.Dyshimet e para lidhur me këtë aeroplan ishin se mund të lidhet me Hagën.Por, kjo është mohuar nga zyrtarët e Aeroportit.

    Zëdhënësja Valentina Gara, thotë se aeroplani nuk lidhet me Specialen.

    “Ne nuk jemi autoriteti që lëshojmë leje për fluturime por është Ministria e Infrastruktures, megjithatë në orarin tonë të fluturime nuk kemi asnjë fluturim nga/për në Hagë” tha Gara .Ky aeroplan i ka sjell futbollistet e Kombëtares së Holandës që do ta zhvillojnë një ndeshje me Kosovën.

    Madje sipas informacioneve nuk është vetëm një aeroplan por janë dy, raporton Klan Kosova.Ndeshja Kosova-Holanda do të zhvillohet sonte nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.


    1-68.jpg

    ScanerPressOctober 27, 2020250

    Në media sonte është raportuar rreth aterrimit të një aeroplani special nga Holanda në Aeroportin e Prishtinës.

    Mediat kanë dyshuar se ky aeroplan është i Gjykatës Speciale, madje për këtë kanë kontaktuar edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për t’i pyetur rreth kësaj çështje, megjithatë zëdhënësi Christopher Bennet, ka thënë se nuk është një temë për të cilën mund të jap informacione.

    IndeksOnline mëson se ky aeroplan nuk ka të bëjë asgjë me Specialen, pasi që me të kanë arritur vajzat e kombëtares së Holandës të cilat pas pak do të ndeshen me kombëtaren e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Aeroplani ndodhet ende në aeroportin “Adem Jashari” dhe pasi vajzat ta përfundojnë ndeshjen do të kthehen sërish drejt Amsterdamit./IndeksOnline/


    1-64.jpg

    ScanerPressOctober 27, 2020150

    Një qytetar në Komoran ka prodhuar një tank, fotografitë e të cilit i ka publikuar në rrjetin social Facebook.

    “Për herë të parë në Komoran, në një punëtori prodhohet tank i parë në Kosovë, qenka një punim i mirë dekorues i punuar nga Osman Bogaj”, thuhej në përshkrim.

    Në bazë të fotografisë shihet se këtij tanku i ka dhënë ngjyrat e uniformës së Ushtrisë së Kosovës.


    1.png

    ScanerPressOctober 27, 2020110

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, thotë se partia e Ramush Haradinajt, asnjëherë nuk ka vendosur kushte për qëllime individuale.

    Në një bisedë për Gazeta Blic, Syla thotë se kështu janë profilizuar falë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.Duke e komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, Syla i AAK-së, thotë se ata vazhdojnë të mendojnë që në situatën në të cilën gjendet vendi, këtë post duhet ta marrë Ramush Haradinaj.

    Madje, ai thotë se njëra ndër arsyet kryesore, pse posti i presidentit duhet t’i takojë Ramush Haradinajt, është për shkak që siç thotë ai: Haradinaj është person unifikues, virtyt që duhet ta kenë secili president.

    “Aleanca asnjëherë nuk ka kushtëzuar asnjë pozitë për interesa individuale, nuk jemi profilizuar ashtu falë liderit tonë parimorë z.Ramush Haradinaj, duke qenë kështu, mendojmë se kësaj radhe na takon posti i Presidentit. Situata në të cilën gjendet vendi tash, marrvëshja finale me Serbinë dhe shumë tema tjera na bënë të mendojmë që vendit i duhet një president unifikues dhe i paluhatshëm në qëndrime kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit tonë dhe këto virtyte i ka dhe gjithmonë i ka dëshmuar Ramush Haradinaj”, ka thënë Syla për Gazeta Blic.Lidhur me zgjidhjen e presidentit të ri, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se zgjidhjen duhet ta bëjë koalicioni qeverisës.

    Sipas Hoxhajt, kur PDK ishte në pushtet, për tema të tilla ata vetë bënin zgjidhje, duke i siguruar votat e nevojshme edhe brenda koalicionit qeverisës, por edhe në bashkëpunim me opozitën.


    1-63.jpg

    ScanerPressOctober 26, 2020160

    Ish-kryeministri Albin Kurti, pas një kohe ka shpërndarë një status në Facebook e në të cilën, ka bërë të ditur se dy gra i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

    Bëhet fjalë për nënë e bijë, Florije e Valentina Rexha nga Gjakova.

    Kurti, ndëkaq ka shkruar se  rikthimi i qeverisjes së mirë është aq i nevojshëm, kurse zgjedhjet dhe ndryshimet janë të domosdoshme dhe se  vonimi i këtyre po bëhet gjithnjë e më i pamundur.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555