TË FUNDIT:
    tullac-.jpg

    ScanerPressFebruary 7, 2020840

     

    Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour”. Ai ka bërë një rrëfim si për jetën private ashtu dhe profesionale.

    Gjatë intervistës, Xhoda ka folur dhe rreth bashkëshortes, me të cilën njihej që 9 vite. Moderatorja Ester Bylyku e ka pyetur nëse ajo shfaq shenja xhe lozie për skenat që ndonjëherë i duhet të bëjë për shkak të profesionit, si psh puthja me aktoren Arjola Demiri në emisionin “Shiko kush luan”.

    Xhoda ka treguar se e shoqja ka besim te ai dhe i ofron të gjithë mbështetjen e saj.

    Ester Bylyku: Ke aktruar pranë dy super femrave Enca dhe Arjola, është bërë ndopak xh eloze bashkëshortja?

    Irgen Çela: Fatmirësisht unë kam mirëbesimin e saj dhe mbështetjen sepse realisht është e sikletshme ndonjëherë. Por që ne që kur jemi njohur në fillimet tona, unë kam qenë student për aktrim dhe kjo është pjesë e punës time. Duhet bërë distancimi ca është puna dhe ca është privatja.

    Po ashtu ai ka treguar se e shoqja i jep gjithmonë porosi “bëj kujdes”. “Mënyra se si thuhet është pak formë xh elozie ‘me kujdes’. S’është se nuk ka xh elozi, thjesht ka shumë mirëkuptim”, u shpreh ai.


    getinjo1.jpg

    ScanerPressFebruary 7, 2020630

    Vogëlushi që shihni në foto u rrit për tu bërë më pas një reper. U rrit në qytetin e Ferizajt e që i vogël shprehu një interes të veçantë në muzikën hip hop dhe rap.

    Bëhet fjalë për Getinjon, i cili së fundmi ka hapur arkivat e fotove të fëmijërisë, duke i ndarë ato në llogarinë e tij në Instagram.

    Ai u prezantua në publik para tetë vitesh më projektin e parë zyrtar, “Ajo”, videoklipi i së cilës u realizua në një buxhet të vogël.

    Më pas karrierën e tij e vazhdoi në krah me të vëllaun gjithashtu reper, duke sjellur hite të njëpasnjëshme.


    44986027_2340364289325601_6754685952498597888_n.jpg

    ScanerPressOctober 29, 20183260

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim regjisoret Lendita Zeqiraj, Blerta Zeqiri dhe aktoren Aurita Agushi, protagoniste të filmave, të cilët janë kualifikuar për edicionin e 91-të të çmimeve të Akademisë – Oscar, e cila do të mbahet Los Angjelos të SHBA-së më 24 shkurt 2019.

    Blerta Zeqiri me filmin e metrazhit të gjatë “Martesa”, Lendita Zeqiraj me filmin e metrazhit të shkurtër “Gardhi” dhe Aurita Agushi, aktorja kryesore në filmin “Ajo”, janë filma të cilët Qendra Kinematografike e Kosovës i ka përkrahur financiarisht.

    Ministri Gashi u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar njëkohësisht që kreativiteti dhe produktiviteti i artistëve të Kosovës po vlerësohet ndërkombëtarisht. Kjo tregon se filmi në Kosovë tashmë ka krijuar një bazë dhe traditë të mirë për gjeneratat që vijnë pas.

    “Tre filmat të cilët janë kualifikuar për Oscars rrugëtimin deri tek ky nivel e kanë siguruar duke fituar çmime të shumta prestigjioze nëpër festivale të shumta ndërkombëtare të filmit dhe kjo tregon për cilësinë dhe vlerat artistike që kanë këto projekte”, tha ministri.

    “Pas suksesit të filmit ‘Shok’, tani vetëm sa e kemi rritur produktivitetin dhe kjo ka ardhur me rritjen e përkrahjes nga ana e ministrisë për Qendrën Kinematografike të Kosovës, gjë që e kemi paralajmëruar muaj më parë. Buxheti për QKK-në do të dyfishohet për përkrahjen e filmave”, është shprehur ministri Gashi duke thënë se Kosova posedon talente të jashtëzakonshëm si në prodhimin e filmave si dhe në realizimin e tyre.

    Ndërkaq, mysafiret e falënderuan ministrinë për përkrahjen që po jep për industrinë e filmit në Kosovë në përgjithësi. Gjithashtu, ato u treguan mirënjohëse për angazhimin e ministrit Gashi në mbështetje dhe mirëkuptim për njerëzit dhe botën e filmit.


    43065946_2304238852938145_619077646902362112_o-1024x838.jpg

    ScanerPressOctober 4, 20183020

    Emërimi i artistit Alban Mujës për të prezantuar Kosovës në Bienalen e Venedikut për 2019 nga ana e Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, është marrë pas propozimit të komisionerës së Pavijonit të Kosovës në këtë event Arta Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

    Edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut që do të mbahet nga 11 maj deri më 24 nëntor 2019.

    Ka qenë vetë ministri Gashi ai që ia ka kumtuar edhe zyrtarisht Mujës lajmin për emërimin si përfaqësues i Kosovës në Bienalen e Venedikut, gjatë një takimi të zhvilluar sot, 4 tetor 2018, në MKRS.

    Me këtë rast, ministri Gashi ka thënë se beson se Kosova do të ketë një prezantim të suksesshëm në këtë edicion të vitit të ardhshëm të Bienalit, duke vlerësuar punën e përzgjedhësit për ta prezantuar vendin në një event me rëndësi ndërkombëtare.

    “Artisti Alban Muja, i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emër i afirmuar edhe në skenën botërore të artit.

    Puna e Mujës është ekspozuar gjerësisht në festivale të ndryshme, panaire arti, ekspozita grupore dhe solo”, tha ministri ndër të tjerash ministri  Gashi./kallxo.com


    ffsd.png

    ScanerPressOctober 3, 20184170

    Ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat e tepërta t’i vënë në dispozicion për të gjithë ata që nuk i kanë, duket se u ka pëlqyer shumë llapjanëve.

    Këtë ide, vendosi ta praktikojë edhe një profesor nga fshati Shajkovc i Podujevës, derisa disa qese me molla i vari jashtë oborrit, njofton Klan Kosova.

    Diçka e tillë në mënyrë që kalimtarët të shërbehen me to.


    42738767_701811653520732_9152607764843855872_n.jpg

    ScanerPressSeptember 29, 20185140

    Pikërisht, në qytetin më të bukur në Kosovë, në Prizren, ka ardhur qendra tregtare më e bukur, me një hapësirë të madhe dhe ambiente të veçanta, e natyrisht, një shumëllojshmëri të përzgjedhjes së brendeve dhe ambienteve relaksuse.

    Abi Çarshia gjendet në Rrugën “Tirana” të Prizrenit, në të djathtën e rrethrrotullimit të parë në hyrje të Prizrenit nga veriu.

    Me plot të drejtë, prej sot nga ora 19:00 Abi Çarshia, i plotëson kërkesat e të gjithëve në një vend.

    /scanerpress


    za.jpg

    ScanerPressSeptember 29, 20183250

    Drejtori i Kulturës Ehat Oreshka, në takimin e fundit të organizuar nga ShKA “Agimi”, në kërkim të formës së re të organizimit të festivali “Zambaku i Prizrenit” tha se në projeksionet buxhetore të vitit 2019 do të jetë pozicion i veçantë i mjeteve për organizimin e Festivalit.

    Në atë takim ai e quajti gënjeshtar, gazetarin e gazetës “Prizreni Sot”, i cili i paralajmëroi të pranishmit se në projekt buxhetin që do të propozohet në Kuvendin Komunal për miratim për vitin 2019 nuk ka pozicion të përcaktuar për festivalet.

    Faktet dëshmojnë se Drejtori i Kulturës po gënjen.

    Gënjeshtër pas gënjeshtre, qytetarët e Prizrenit nuk kanë informacion të qartë nëse festivali “Zambaku i Prizrenit” do të mbahet këtë vit, do të mbahet vitin e ardhshëm, në vitin 2020 apo nuk do të mbahet fare, nëse nuk gjendet formë e re e organizimit.

    Këtë përgjigje ia kanë borxh qytetarëve të Prizrenit.

    Festivali për fëmijë “Fluturat” i themeluar nga Kuvendi Komunal, nuk përmendet në asnjë rast.

    Është në të drejtën e vet që Drejtoria e Kulturës të heq dorë nga festivalet, por duhet ta thotë më zë, e jo duke gënjyer opinionin, secilën ditë me gënjeshtër të re.

    Realisht një drejtor që gënjen opinionin është i paaftë që t’i  organizoj festivalet tradicionale./Prizreni Sot/

     


    9661f390234728ff211eeb1151ee00a7.jpg

    ScanerPressSeptember 27, 20185330

    Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, ushtruesja e detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëresha Krasniqi, ka vizituar Kullën e Zenel Beut në Pejë, si pjesë e aktiviteteve të organizuara për promovimin e turizmit në Kosovë.

    Ajo me këtë rast tha se Kosova ka vende të shumta turistike, por sipas saj, po i mungon atraksioni turistik.

    Sipas saj, MTI në kuadër të Departamentit të Turizmit, do të punojnë në këtë drejtim, pasi turizmi do të ndihmojë në zhvillimin e Kosovës, derisa ka përkujtuar se së fundmi është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Japoninë.

    “Turizmi me të vërtetë, si fushë ka marrë një hov të zhvillimit që Kosovës i ka munguar, i ka munguar si orientim, por jo edhe si vende turistike… Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka qasje të veçantë në këtë sferë dhe këtu dëshmon përkushtimi dhe puna që ne po e bëjmë në vazhdimësi. Ajo çfarë kemi bërë këtë vit si Ministri e Tregtisë, është që për herë të parë është themeluar Departamenti i Turizmit , i cili me të vërtetë po e bën një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Krasniqi.

    Në emër të komunës së Pejës, foli Xhenet Syla, drejtoreshë e Turizmit në këtë komunë, e cila tha se Peja është vend lider në Kosovë për zhvillimin e turizmit. Ajo po ashtu u bëri thirrje të pranishmëve që ta vizitojnë Pejën.

    “Jemi liderë absolut në zhvillimin e turizmit aventurier dhe jemi në përpjekje e sipër për promovimin e zhvillimit dhe promovimit të turizmit kulturor dhe të trashëgimisë kulturore, meqenëse posedojmë shumë kulte fetare dhe elemente të tjera për çfarë kemi çfarë të flasim dhe mysafirët gjithandej kanë çfarë të eksplorojnë”, ka thënë Syla.

    Ndërsa në emër të shoqatave turistike, foli Aragonit Bojku, kryetar i Shoqatës së Speologëve “Aragonit”, i cili tha se panairet tha se janë metoda kryesore e promovimit të turizmit nëpër botë.

    “Jo rastësisht apo me thanë jemi fatlumë që i kemi këto, po me punën dhe me mundin ditëm t’i shfrytëzojmë, edhe i kanalizuam në një drejtim i cili tash po shihet që ka filluar për të lulëzuar, ka filluar të jetë pikë mbështetëse e ekonomisë së Kosovës, edhe ashtu jo shumë të zhvilluar”, ka thënë Bojku.

    Ndryshe, Dita Botërore e Turizmit mbahet çdo vit më 27 shtator. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është për të nxitur ndërgjegjësimin në mesin e komunitetit ndërkombëtar për rëndësinë e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike.  Për të shënuar ditën botërore të Turizmit është vendosur në seancën e tretë të Kuvendit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Torremolinos, Spanjë, shtator 1979, duke filluar nga viti 1980.  Në Kosovë për herë të parë Dita Botërore e Turizmit u shënua në Prishtinë, në vitin 2011 nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës, e cila organizoi një takim referues.

    /periskopi.com


    Aktiviteti.jpg

    ScanerPressSeptember 26, 20182030

    Qindra fëmijë të shkollave të Prishtinës i janë bashkuar sot Muzeut të Kosovës për shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane.

    Për tri ditë më radhë Muzeu i Kosovës do të mbajë aktivitete të ndryshme ku pjesë e tyre do të jenë nxënësit e shkollave të mesme të ulëta të Prishtinës me rrethinë.

    “Gjatë këtyre ditëve në më shumë se 11 shkolla, Muzeu do të zhvillojë aktivitete edukative përmes improvizimit të lojërave të ndryshme të cilat mundësojnë kuptim dhe zbërthim të detajuar të vlerës dhe kuptimit te muzeut, eksponateve dhe trashëgimisë kulturore dhe historike”, ka thënë Bislim Bislimi, ushtrues i detyrës së drejtori të Muzeut të Kosovës.

    Këtë vit, ka thënë  Bislimi, ka një zgjerim më të madh te aktiviteteve edukative duke qenë se tashmë muzeu ka krijuar një traditë të mirë të hapjes së dyerve për këtë audience që konsiderohet një investim direkt në rritjen e vetëdijes për trashëgiminë kulturore dhe muzeun.

    /kallxo.com


    Pjesemarresi-e-kolonise-Festari-678x440.jpg

    ScanerPressSeptember 26, 20181430

    Artistë nga 11 shtete të ndryshme të Botës po marrin pjesë në Koloninë Ndërkombëtare të Artit në Therandë, që organizohet në kuadër të festivalit “Festari”.

    Kolonia po mbahet në Qendrën e Rinisë, por mund të lëvizë edhe në pikat turistike të komunës së Therandës (Suharekës), ndërsa nuk do të mungojnë edhe vizitat e artistëve pjesëmarrës në pika turistike si në Prizren, Prishtinë, etj.

    Ky aktivitet, sipas  Refki Gollopeni zëdhënës i “Festarit”, do të mbyllet më  29 shtator 2018, me ç’rast edhe do të hapet ekspozita  me veprat artistike të krijuara nga artistët gjatë kolonisë.

    “Qëllimi i këtij aktiviteti artistik  është afirmimi i kulturës kosovare në arenën ndërkombëtare dhe zhvillimi i turizmit kulturor”, ka thënë artisti Gollopeni, për Kallxo.com.

     



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555