TË FUNDIT:
    d38af929-c72d-4bad-a992-e1134815c4ed-1-600x360-1.jpg

    ScanerPressJune 21, 2020280

    Para disa muajve, foto e një infermiereje në Rusi, e cila kuronte të sëmurët me koronavirus me një veshjet transparente, u bë virale në rrjete sociale.

    Pikërisht për këtë arsye, infermierja e identifikuar si Nadia Zhukova 23-vjeçe, u pushua nga detyra me arsyetimin se ka shkelur kodin e etikës së punës. Mirëpo, së fundmi raportohet se Nadia ka lidhur një kontratë si modele me një linjë ruse të veshjeve sportive.

    Lexo Edhe:

    Marrëveshja bërthamore SHBA-Rusi në prag të skadencës

    E intervistuar nga mediat vendase, në lidhje me këtë ndryshim të ri në jetën e saj, 23-vjeçarja tha: “Ndihem ende në siklet për të folur për atë që ndodhi me foton. Mbaj mend që sapo po ndërrohej turni dhe po ndërrohesha, më fotografuan dhe më pas dihet. Nuk e njihja veten, mbylla të gjitha rrjete sociale sepse ndihesha e turpëruar”.

    Më tej Nadia shtoi:

    “U ndjeva e vlerësuar nga kolegët që më mbështetën shumë. Ndihem me fat që lidha një kontratë modelingu, ndihem e vlerësuar. Kjo është një nga pasionet e mia të fëmijërisë. Por edhe mjekësia gjithashtu. Nuk kam hequr dorë nga ajo ëndërr, shpejt do të rinis studimet”.

     


    l.jpg

    ScanerPressJune 8, 2020490

    Autoritetet serbe dyshohen se kanë mashtruar BE-në me një raport të fundit të dërguar për situatën në vend karshi luftës ndaj koronavirusit. Në raportin e dërguar edhe OBSH-së thuhet se vetëm brenda një dite janë shëruar 4000 pacientë nga koronavirusi.

    Statistikat kanë befasuar edhe shtetet më të fuqishme të BE-së të cilat kanë kërkuar një raport të detajizuar lidhur me këtë informacion të dhënë nga Serbia.

    Kjo pasi që për 2 muaj në Serbi janë shëruar 6000 njerëz të infektuar ndërsa tani brenda ditës thuhet se janë shëruar plot 4000 pacientë, statistika që nuk përputhen fare dhe janë vështirë të besueshme.

    Lidhur me këtë, Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi ka kërkuar zyrtarisht kërkesë për sqarim Institutit të Shëndetit Publik në Serbi lidhur me këtë informacion, shkruan Indeksonline.

    Këtë mashtrim Serbia dyshohet se e ka bërë vetëm për të dalur nga zona e rrezikshme epidemiologjike ngase shumica e shteteve evropiane ia kanë mbyllur kufijt për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

    Mali i Zi, Kroacia e Sllovenia janë vetëm disa nga shtetet fqinj që kanë hapur kufijt për shtetet përreth, por jo edhe për Serbinë.


    EXXYW23UcAAkB3x-1140x570-1.jpg

    ScanerPressMay 20, 2020700

    Ky është 17-vjeçari i famshëm në të gjithë botën, për krijimin e siteve të gjurmimit të Cvid-19 dhe përditësimin në kohë reale të kësaj përhapje, që ka nisur në dhjetor të 2019-shit.

    pic/kultplus

    Por biznesi nuk është pika e tij e fortë. Për këtë arsye Avi Schiffmann, student në Shtetin e Washngtonit, ka refuzuar 8 milionë dollar që i janë ofruar në këmbim të shpikjes së tij (ncov2019.live), që sot ka 30 milionë përdorues në ditë. ’Nuk dua të përfitoj’, citon standard të ketë deklaruar djali, pasi gjithashtu i ka thënë Jo një vendi në Microsoft dhe një lumë investimesh publicitare.

    “Jam 17 vjeç, nuk më duhen 8 milionë dollarë, nuk dua të bëhem një spekulator’, ka thënë Avi për shtypin. ‘Shumë më thonë që do të bëhem pishman për këtë vendim, por unë kam plane të tjera për të ardhmen’, ka shtuar ai.

    Që kur website i tij është online, më shumë se 700 milionë përdorues unikë e kanë vizituar atë. Dhe në vend që të mbështetej tek të ardhurat nga reklamat e shumta që i janë afruar, Schiffman ka preferuar të hapë një abonim vullnetar, për të ruajtur pavarësinë e tij, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch


    2-1.jpg

    ScanerPressMay 9, 2020900

     

    Sipas të dhënave qeveritare, Sllovakia nuk e ka shënuar asnjë rast të ri të koronavirusit në 24 orët e kaluara, për herë të parë nga 10 marsi.

    Shteti me 5.5 milionë banorë, i shtrirë në Evropën Qendrore, ka shënuar më pak infektime dhe vdekje se shtetet fqinje, me vetëm 1,455 të infektuar dhe 26 të vdekur.

    Të mërkurën, qeveria vendosi për rihapjen e të gjitha dyqaneve, hoteleve, muzeve dhe pikave turistike si dhe e lejoi mbajtjen e dasmavev dhe shërbimeve fetare me një numër të kufizuar të pjesëmarrësve.

    Megjithatë, shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe udhëtimi ndërkombëtar nuk është i mundshëm, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Njerëzit që kthehen nga vendet e hujaja janë të detyruar të vendosen për 14 ditë në karantinë në qendrat e menaxhuara nga shteti.


    xh.png

    ScanerPressMay 5, 20201360

    Një djalë 5-vjeçar nga Australia ka pësuar gërvishtje të mëdha dhe traumë pasi e mbrojti motrën e vogël nga sulmi i një kanguri.

    Motra e tij 3-vjeçare, Georgia, kishte dalë jashtë për të luajtur me vëllanë, por pa dashje i kishte frikësuar disa kangurë. Megjithatë, njëri prej tufës së kangurëve nuk kishte ikur. Kafsha e lartë 1.5 metra kishte filluar t’i sulmojë fëmijët, tha nëna e tyre, Holly Madden.

    Djali me emrin Cooper në mënyrë instinktive kishte filluar të luftonte me kangurin dhe i kishte kërkuar motrës që të ikte, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

    “Ai ishte shumë trim. Vraponte dhe bërtiste që motra të ikte”, tha nëna e djalit, e cila ndodhej rreth 25 metra larg tyre.

    Ajo tha se e ka parë kangurin duke e rrëzuar djalin në tokë dhe duke i kërcyer mbi kokë. “Cooper-i u përpoq të ngrihej, por unë i thashë që të qëndronte i shtrirë, sepse kanguri e rrëzoi përsëri”, tha zonja Madden.

    “U frikësova shumë, e mora një shkop të kriketit dhe fillova të vrapoj duke u munduar ta frikësoj kangurin”, shtoi ajo.

    Kafsha agresive më në fund kishte ikur, por e la djaloshin me gërvishtje të thella në krahë, kokë dhe shpinë.


    9A5C8061-326A-4898-8905-5BEE7A4CC2A8.jpeg

    ScanerPressApril 28, 20201550

    Ndërsa numri i njerëzve të vdekur nga koronavirus në Itali rritet, disa njerëz nuk besojnë të dhënat zyrtare të vendit. Ligjvënësi italian Vittorio Sgarbi është njëri prej tyre.

    Italia është vendi i parë në Evropë që u përball me pandeminë e koronavirusit dhe është një nga vendet më të goditura nga sëmundja e re. Numri i vdekjeve ka tejkaluar 26,000, dhe gati 200,000 janë infektuar.

    Deputeti italian Vittorio Sgarbi nuk beson as në shifrat zyrtare.

    Me deklaratat e tij, Sgarbi shkaktoi trazira të mëdha në parlament, duke thënë se të dhënat për viktimat janë të fshehura nga publiku.

    Sipas tij, 96 përqind e atyre që vdiqën nga korona nuk vdisnin aspak nga virusi, por nga sëmundjet vdekjeprurëse që kishin më parë dhe se gjithçka ishte e falsifikuar.

    Ai gjithashtu zbuloi se numri i 25,000 të vdekurve nga koronavirusi në Itali ishte falsifikuar dhe ishte një mashtrim i orkestruar.

    “Për të thënë të vërtetën, numrat e rremë po terrorizojnë italianët. 25,000 njerëz vdiqën nga sulmi në zemër ose nga kanceri, le të mos i përdorim ata për të poshtëruar Italinë për t’u dhënë qytetarëve një lajm të rremë. Kjo është një mënyrë për të terrorizuar Italinë dhe për të vendosur një diktaturë pëlqimi”, tha ai.


    bb-600x360-1.jpeg

    ScanerPressApril 18, 2020840

    Britania e Madhe njoftoi sot 888 vdekje në spitalet e  pacientëve të prekur nga koronavirusi i ri, i cili e çon në 15 464 numrin e përgjithshëm të viktimave të kësaj sëmundjeje në ishull.

    Kjo shifër është më e lartë nga 847 vdekjet e njoftuara dje nga Ministria e Shëndetësisë.

    ”Numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus arriti në një total prej 114 217, një rritje prej 5 526 krahasuar me një ditë më parë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

    Shifrat e lëshuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore përfshijnë vetëm vdekjet në spital të pacientëve, një metodë e kritikuar për mosmarrjen parasysh të vdekjeve në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.


    1-302-780x439-1.jpg

    ScanerPressMarch 31, 20202220

    Zyrtarët e Las Vegasit në Nevada u kanë bërë thirrje të pastrehëve të qëndrojnë në parkingun e një qendre tregtare, pasi një mashkull rezultoi pozitiv në testin e COVID-19 dhe u detyruan ta mbyllin strehimoren nga frika se mund të vie deri te përhapja e mëtejme e coronavirusit.

    Për çdo të pastrehë është siguruar nga një “shtrat” më saktësisht një parking i veturës, kurse autoritetet janë detyruar që parkingun e një qendre tregtare ta shndërrojnë në vend për fjetje pasi që strehimorja për të pastrehët është mbyllur, transmeton Telegrafi.

     

     

     

     

     

     

     

    E këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i zyrës së kryetarit të qytetit, David Riggleman. Sipas tij fillimisht ishte paraparë që në parking të vendosën tepihë, por zyrtarët lokalë kanë hequr dorë nga kjo ide, nga frika se në këtë mënyrë virusi do të mund edhe më shpejtë të përhapej.

    E pas publikimit të fotografive nëpër rrjete sociale ku shihen njerëzit duke fjetur në asfalt, autoritetet lokale janë kritikuar ashpër nga qytetarët që mendojnë se të pastrehët kanë mundur të akomodohen nëpër dhomat e hoteleve që kanë mbetur bosh pas mbylljes së tyre. /Telegrafi/


    spanja-13-600x360-1.jpg

    ScanerPressMarch 29, 20201860

    Ka shkuar në 6528 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga koronavirusi në Spanjë. Vetëm në 24 orët e fundit, në këtë shtet u regjistruan 838 viktima të reja.

    Edhe numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit u rrit në masë të konsiderueshme me 6549 raste të reja, duke e çuar në 78797 shifrën e përgjithshme të të prekurve. Spanja është një prej shteteve më të prekura nga sëmundja e re dhe ndodhet në vendin e dytë në botë me numrin e viktimave pas Italisë.

    Autoritetet në Spanjë tashmë e kanë miratuar zgjatjen e afatit të masave emergjente, përfshirë izolimin e njerëzve, të cilët kanë të drejtë të dalin jashtë vetëm kur blejnë ushqime dhe ilaçe.

    Spitalet e Madridit janë të mbushura me pacientë të infektuar dhe disa prej tyre janë parë të shtrirë nëpër korridore për shkak të mungesës së shtretërve të lirë, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

    Të shtunën, një anëtare e familjes mbretërore spanjolle vdiq pasi ishte diagnostikuar me koronavirus në Paris. Ajo është princesha Maria Teresa dhe u bë viktima e parë e koronavirusit në mesin e familjeve mbretërore.


    4-5.png

    ScanerPressMarch 27, 20202690

    Për 24 orë 969 njerëz vdesin nga coronavirusi në Itali, duke çuar numrin e përgjithshëm në 9134

    Në Itali, gjithsej 9134 njerëz vdiqën nga coronavirusi. Në 24 orët e fundit, 969 njerëz kanë vdekur dhe 5909 raste të reja janë raportuar.

    Ky është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë të vetme, njoftoi në një konferencë për shtyp Mbrojtja Civile në Romë, transmeton Telegrafi.

    Kujtojmë, 712 njerëz vdiqën dje në 24 orët e fundit.

    10.950 njerëz u shtruan në spital pasi u infektuan me coronavirus. 3732 persona janë në një kujdes intensiv në spital

    Veçanërisht e vështirë është situata në Lombardi, në të cilën 541 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit.

    Të mërkurën, 683 njerëz vdiqën në Itali, 743 të martën, 602 të hënën, 650 të dielën dhe 793 të shtunën, numri më i lartë që nga shpërthimi në 21 shkurt. /Telegrafi/

     



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555