TË FUNDIT:
    2-21.jpg

    ScanerPressFebruary 28, 20202370

    Mjafton të shikohet ekrani i dyfishtë, që ndodhet në pjesën e përparme

    Javën që vjen, BMW kishte planifikuar ta prezantojë në Geneva Motor Show, Concept i4 me të cilin do të rivalizonte Tesla Model 3, transmeton Telegrafi.

    Pa humbur kohë, ky prodhues gjerman është duke e testuar këtë model, që është makina elektrike e ngjashme me BMW 4 Series Gran Coupe.

    Lexo po ashtu:

    Anulohet Geneva Motor Show vetëm katër ditë para se të fillojë

    Deri më tani, kjo makinë është parë disa herë derisa po testohej, por reporterët kanë arritur që t’ia shohin edhe brendinë, derisa shoferi po voziste me dritare të hapur. Megjithëse enterieri ka ngjashmëri të madhe me 4 Series, niveli i teknologjisë në makinën e re është shumë me i lartë.

    Pjesa e përparme është e ngjashme, sikurse te kabina e iNEXT, ndërsa bien në sy ekrani i dyfishtë, si dhe pjesa e ndarë për infoteitmant. Vetëm se timoni është i mbuluar në tërësi, duke mos lejuar të shihen opsionet që janë vendosur në të.

    Anulimi i zhvillimit të Geneva Motor Show, ka nxjerrë probleme të mëdha prodhuesve që kishin planifikuar t’i prezantonin aty makinat e tyre. Kjo ka bërë, që të mos dihet se kur do të shfaqet zyrtarisht kjo i4, si dhe befasitë tjera nga BMW.


    1-1.jpg

    ScanerPressFebruary 7, 20202420

    Kompania e njohur e makinave të rralla për tepër të shtrenjta ka vendosur një rekord në treg.

    Bugatti ka krijuar dhe ka shitur makinën më të shtrenjtë në histori për gati 18 milionë euro.

    “La Voiture Noire”, që do të thotë “Makina e Zezë”, u ndërtua për të festuar 110 vjetorin e krijimit të firmës, dhe emri nderon rrënjët franceze.

    “Bugatti” u themelua si kompani franceze në vitin 1909 nga dizenjuesi italian Ettore Bugatti, në qytetin Molsheim të Alsasës, Francë, por që në atë kohë i përkiste Gjermanisë.

    Ky model shërben për të përkujtuar Type 57 Atlantic Coupe, në vitet 1930, të dizenjuara nga djali i Ettore Bugatti-t, Zhani, të cilën ai e quajti “La Voiture Noire”.

    Shifra marramendëse me të cilën është shitur kjo makinë ndoshta do të kërkojë shumë kohë që të kalohet ndonjë tjetër blerje e “çmendur” e këtij lloji. Me këtë shumë mund të blihen rreth 200 makina luksoze, që kapin shifrën e 100 mijë eurove.

     


    Volkswagen-foto-4-2.jpg

    ScanerPressJanuary 27, 20194170

    Kjo makinë SUV, është shitur në numër rekord gjatë vitit të kaluar

    Për momentin, Volkswagen është fokusuar në avancimin e segmentit crossover, transmeton Telegrafi. Prodhuesi gjerman planifikon të lansojë 30 SUV brenda shtatë vitesh, derisa pretendon se gjysma e shitjeve deri në 2025 të jenë nga kjo linjë e prodhimit.

    Derisa VW po i gëzohet shitjeve të mëdha të SUV, është modeli Tiguan që ka arritur shënim historik. Brenda 11 vitesh, Volkswagen e ka nxjerrë prej prodhimit edhe Tiguanin e pesë miliontë.

    Në një komunikatë të lëshuar së fundmi, është bërë e ditur se Volkswagen Tiguan SUV është shitur në 800 mijë njësi brenda viti 2018. /Telegrafi


    1-7.jpg

    ScanerPressOctober 15, 20183860

    Tanimë vera ka shkuar dhe pavarësisht se dimri ende është larg, njerëzit fillojnë të mendojnë për të.

    Një nga arsyet janë veturat, të cilat shikojnë t’i pajisin me gomat më të mira të dimrit, për shkak të sigurisë në rrugë.

    Por një sistem i ri rrotash duket se është zgjidhja e duhur për çdo gjë, transmeton Gazeta Express.

    E publikuar në Facebook, kjo video tregon një sistem të pabesueshëm të rrotave – sistem ky që mposhtë çdo dimër të ashpër.


    1-6.jpg

    ScanerPressOctober 15, 20184580

    Duke pasur 520 kuaj-fuqi, kjo Audi S6 e modifikuar mund të jetë një nga veturat më të mira që aktualisht vepron nëpër rrugë.

    Audi S6 nuk është një veturë që tërheqë shumë vëmendje dhe ndoshta kjo është arsyeja pse disa njerëz do ta pëlqejnë atë, përkundër modeleve të tjera.

    Motori 4.0 litërsh V8 turbo-binjak është me të vërtetë një motor kompakt, që mundëson që vetura të arrijë një performancë të jashtëzakonshme, transmeton Gazeta Express.

    Matt Farrah e çoi këtë veturë për një vozitje të shpejtë në rrugë malore, për të dëshmuar se kjo veturë me të vërtetë ia vlen.


    1-5.jpg

    ScanerPressOctober 15, 20184860

    Model i ri Mercedes-Benz GLE 450 4MATIC është me të vërtetë një veturë madhështore – si nga jashtë ashtu edhe brenda.

    Me 302 kuaj-fuqi dhe një motor 3.5L V6, modeli i vitit 2018 nuk i lë asgjë imagjinatës.

    GLE i ri ka një çmim aktual në treg prej 54,000 dollarësh dhe vjen me një shumëllojshmëri ngjyrash, transmeton Gazeta Express.

    Se si duket kjo veturë madhështore brenda dhe jashtë, shikoni videon më poshtë:


    1-4.jpg

    ScanerPressOctober 15, 20184420

    Problemi me veturat e reja është se gati të gjitha duken njësoj, me ndryshime të vogla.

    Ju sjellim 10 veturat moderne me fytyrat e veturave të tyre paraardhëse.

    1. Jaguar F-Type/E-Type

    2. BMW i8/850 CSi

    3. 2015 Civic Type R/Civic EK9

    4. Ferrari FF/F40

    5. 2015 Corvette Stingray/C3 Stingray

    6. Toyota GT86/AE86

    7. Dodge Charger Hellcat/ Charger gjenerata e II-tw

    8. Nissan GT-R/Skyline 2000GT

    9. Mk7 Golf GTi/Mk1 Golf GTi

    10. Range Rover SVR/1990 Range Rover Vogue


    1-3.jpg

    ScanerPressOctober 15, 20183510

    Shumë personave që kanë pësuar aksident me veturë kanë përjetuar hapjen a airbag, por si hapet airbag?

    Airbag hapet brenda 1/25 e sekondës dhe syri ynë ose një kamera normale nuk arrin të kapë procesin e hapjes së tij. Xhirimi me kamerë speciale e cila regjistron 2,500 imazhe për sekondë mund të shihni të gjithë procesin e hapjes, transmeton Express.




    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555