TË FUNDIT:
    1.png

    ScanerPressAugust 8, 2020140

    Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 443 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 190 raste pozitive.

    Numri total i rasteve pozitive është 10.050raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.067.


    1-9.png

    ScanerPressAugust 8, 2020150

    Rishikimi i buxhetit i hapë rrugë përfundimit të obligimeve që kanë mbetur nga pako emergjente dhe implementimit të programit për rimëkëmbje ekonomike.

    Zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi , ka thënë se pas dekretimit të Ligjit për buxhetin, pagat nga 170 euro për punëtorë dhe kategori të tjera do të paguhen nga dita e hënë.

    Për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, zëvendësministri Krasniqi ka thënë implementimi i ligjit për buxhetin nis nga dita e hënë duke përfshirë edhe komplet masat për punëtorë nga Pako Emergjente, si dhe procesi i implementimit të disa masave të rimëkëmbjes ekonomike.


    1-16.jpg

    ScanerPressAugust 8, 2020180

    Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit, në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në Agjencionin Kundër Korrupsion, ka përfshirë pronat e paluajtshme që ka në pronësi të tij dhe të prindit, të cilat në total i ka vlerësuar në shumën prej 2,327,669.00 euro.

    Kryetari i Prizrenit, në deklarimin e pasurisë i ka deklaruar të hyrat vjetore nga Komuna e Prizrenit, që janë  mbi 20 mijë euro.Haskuka ka në pronësi një shtëpi me oborr prej 300 mijë eurosh, si dhe banesë me garazh në vlerë prej 54 mijë euro.

     


    1-15.jpg

    ScanerPressAugust 8, 2020220

    Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i parë politik që krijon një televizion të vetin.Albulena Haxhiu nga kjo parti, ka thënë se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë që të paraqesin qëndrimet për çështje të caktuara.

    Mirepo pas ketij njoftimi, ka pasur reagime te shumta te analisteve e gazetareve vendor. Pas ketij njoftimi, ka reaguar edhe Berat Buzhala duke u tallur me kete vendim. Ai shkruan se menxi nuk po e pret me e pa Hakine tuj i lexu lajmet qendrore.

    Postimi i plotë i Berat Buzhales:


    1-14.jpg

    ScanerPressAugust 8, 2020180

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka votuar kundër Projektligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë të miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.

    Ukaj është i vetmi deputet që votoi kundër projektligjit të propozuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në tentim “hakmarrje” ndaj saj, pas përplasjes që pati me të rreth një muaj më parë.


    1-13.jpg

    ScanerPressAugust 7, 2020180

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e përkrah një dialog ku pjesë e tij nuk është ShBA-ja. Po ashtu AAK-ja nuk përkrah asnjë proces dialogues i cili mund të rrëshqet në dialog teknik. Partia e Ramush Haradinajt po ankohet në LDK-në edhe sa i përket emërimit të Koordinatorit shtetëror për dialog, i cili sipas tyre u bë pa asnjë konsultim paraprak me partnerët e koalicionit.

    Selim Selimi nga kjo parti dhe njëherësh ministër i Drejtësisë, në një intervistë për KosovaPress, thotë se me fillimin e negociatave për koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kërkesë e AAK-së ka qenë dialogu për njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.

    Gjatë ditës është raportuar se do të ketë takime mes kreut të LDK-së dhe të AAK-së, si shkak i përçarjeve mes koalicionit.

    Për këtë Selimi thotë se nuk është i njoftuar, megjithatë thotë se shpreson se pavarësisht mospajtimeve rreth dialogut, nuk duhet të degradojë koalicioni.

    “Sigurisht kanë takime pasi që krerët e partive politike mbajnë kontakte, për shkak që janë titular, (a mund të jetë temë dialogu) mund të jetë edhe ajo temë nuk e di, mendoj që shanset me qenë ajo temë janë të mëdha. Kjo nuk do të thotë që do të degradoj koalicioni, mendoj që takimet e tilla do të duhej të mbaheshin edhe më herët edhe duhet të vazhdojnë të mbahen. Pasi liderët si titullar të këtij koalicioni duhet të jenë titullar edhe të çështjeve nacionale”, deklaron Selimi për KosovaPress.

    Ndër të tjera Selimi thotë se nëse dialogu rrëshqet në atë teknik, AAK do të humbë besimin në këtë proces.

    “Nëse ne rrëshqasim në dialog teknik, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në tavolinë, atëherë ky dialog do ta humb besimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ne jemi partneri kryesor në koalicion. Ne duhet të jemi pjesë e këtij procesi. Emërimi i kryenegociatorit është bërë pa konsultim me neve dhe pa konsultim me partnerin tjetër të koalicionit. Emërimi i një kryenegociatori ka qenë sinjal se potencialisht ne jemi rikthyer në një dialog teknik. Dhe ky ka qenë edhe shqetësim që ia kemi shprehur kryeministrit Hoti. Dhe kemi qenë të zëshëm mediatikisht që këtë format të dialogut teknik të pafundme në Bruksel sa për fotografi, pa SHBA-të nuk është dialog”, shton ai për KosovaPress.


    1-6.png

    ScanerPressAugust 7, 2020310

    I nderuari Z,Avdullah!

    Nuk e di a të ke ndëgju, por këtu e dy muaj më parë apo një ditë para nominit tënd për kryeminsitër, unë kam qenë ndër të rrallët e mbase të vetmit që shpreha dëshirën time që ti të jesh kryeministër!

    Të nesërmen e nominimit tim disa miq më uruan për prognozën e saktë, e disa “teoricienë” të teorisë së konspiracionit nuk nguruan të më shpallin si “njeri me ndikim në LDK, njohës i rrethanave të brendshme në LDK, i afërt me Isa Mustafën” etj.

    E unë, ka disa vjet që as nuk jam takuar, as nuk kam biseduar (as edhe me telefon) as me Isën, as me Agimin, as me Lutën e as me asnjë anëtar të Kryesisë së LDK-së apo të Këshillit të përgjithshëm.

    Në këtë kuadër as me ty, normalisht!

    Me ta thanë të drejtën, pak “u krekosa” që prognoza ime për nominim tuaj doli e saktë, por disi menjëherë më përfshinë një palë “ethe”. Kjo për faktin se megjithatë e njoh natyrën tënde prej politikani të thjeshtë, miku modest, qeveritari të pastër për nga ndërgjegja dhe larg aferave korruptive.

    Një kryeministër i tillë, përballë një shoqërie me plot trauma, përplasje politike, afëra korruptive, debate kafeneshë…e ka shumë të vështirë të punojë normalisht.

    Ai skepticizëm imi sa vjen e po shtohet! Madje sot, kur po të kërkoj dorëheqjen tënde, jam aq pesimist për të ardhmen e vendit tonë, sa nuk mund të besoj se sado që mund të jetë një kapiten i mirë, i zoti e profesional, vështirë se mund ta shpëtojë “anijen” e katandisur, me motor gjysmë të ndezur, me udhëtarë të shqetësuar, e me vela të thyera…

    Zoti kyreministër!

    A e di pse po të kërkoj dorëheqjen?

    Jo që nuk besoj në ty! Jo! Madje prej se ke marrë detyrën e kryeministrit më është dyfishuar besimi në ty, madje me plot bindje e me fakte mund të them se në Kosovën tonë të trazuar politikisht, ekonomikisht e në aspektin shëndetësor, ti je i vetmi politikan normal që di dhe mund të veprosh në këto rrethana aktuale, plot me hile, ndërskamza, shantazhe, afëra korruptive etj.

    Por, Avdullah!

    Populli yt e imi duket se nuk e do një familjar normal, një profesor normal, një kryeministër normal!

    Jo! Fatkeqësisht jo

    Populli ynë e do një kryeministër jo si ti, me një bashkëshorte të një familje tradicionale e të rrespektuar shqiptare, familje mikpritese e bujare shqiptare sic është familja Ukaj nga Radostja e Rahovecit!

    Jo! Populli ynë e do një kryeminsitër “modern” që krijon familje me një “të huaj” (Duaje tënden – Merre të huajën!) që flet anglisht e jo gjuhën amtare.

    Apo tjetra, populli ynë e do një kryeminstër, i cili, përballë skamjes e mjerimit popullor, ajo, pra bashkëshortja e kryeminsitrit reklamon çantën në vlerë prej rreth 7 mijë eurosh!

    Kryeminsitër apo Avdullah!

    Populli ynë nuk e do një kryeminsitër që jeton në banesë kolektive, që i shkollon fëmijët në shkoillë publike e që shkon në punë në këmbë!


    1-12.jpg

    ScanerPressAugust 7, 2020190

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se për arsye të ndryshme është zvarritur shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Kosovës.

    Sipas saj, me këtë ligj është paraparë të ndëshkohen të gjithë ata persona që thonë që nuk ka virus, transmeton IndeksOnline.

    “Me këtë ligj do të sanksionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amandamentit të bëhen detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, theksoi ajo.


    1-11.jpg

    ScanerPressAugust 7, 2020230

    Labi thotë se dy fatkeqësi i kanë ndodhur Kosovës gjatë këtij viti.

    Labinot Tahiri ka folur për çështjen e rrëzimit të Qeverisë Kurti pak kohë pasi e kishte filluar mandatin.

    Përmes një positmi në Facebook, këngëtari tha se në vitin 2020 i kanë ndodhur dy fatkeqësi Republikës së Kosovës.

    E para sipas tij është propaganda për ta faktorizu dhe ngjallur frikën qytetarëve me COVID-19 dhe e dyta rrëzimi i Qevrisë Kurti.


    1-5.png

    ScanerPressAugust 7, 2020260

    Përkundër që Banka Qendrore e Kosovës kishte paralajmëruar rënie të remitencave për 4.7 për qind, për shkak të pandemisë COVID-19, një gjë e tillë nuk ka ndodhur

    Dërgesat familjare të mërgimtarëve kanë qenë për 27.8 milionë euro më të larta në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të këtij viti mërgimtarët kanë dërguar 433.2 milionë euro.

    Kjo vlerë në vitin e kaluar ishte 405.4 milionë euro.

    Rënie ka pasuar vetëm në mars dhe prill, muajt kur ka filluar pandemia në Kosovë. Por ajo është përmbysur në dy muajt e kaluar, kur ka pasur rritje të remitencave për 33.7 milionë euro.

    Për kryetarin e Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, kjo rritje e remitencave është shumë e mirë për ekonominë e vendit.



    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555