TË FUNDIT:

    Axha i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes

    ScanerPressApril 7, 20210
    1

    Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca — Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, shkruan Express.

    Të dhënat e tij në detaje ende nuk figurojnë në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë në Kabinetin e Ministrit figuron emri i Rabit Konjufcës, si këshilltar politik.

    Rabit Konjufca gjithashtu ka garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Vetëvendosjes.

    Ndërsa ministër të Mbrojtjes, Kurti ka emëruar Armend Mehajn. Emri i tij u diskutua për shkak se ishte emër i padëgjuar në skenën politike.

    Ndërsa zëvendësministër në këtë ministri, Kurti emëroi dje Shemsi Sylën. Ky i fundit kishte shërbyer në UÇK, pastaj në TMK e FSK./Express/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555