TË FUNDIT:

    Qeveria po planifikon masa të rrepta për qytetarët dhe bizneset nga 8 marsi?

    ScanerPressMarch 1, 20210
    1

    Nga java e ardhshme, ka shumë gjasë që qytetarët nuk do të mund të lëvizin gjatë gjithë kohës e as kafiteritë nuk do të punojnë me orarin që kanë tani.

    Qeveria e Kosovës pritet të ashpërsoi masat kundër pandemisë si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve.

    Gazeta Infokus mëson se tashmë është duke u diskutuar në Qeveri për një version të masave të reja të cilat do të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe aktivitetet e bizneseve ngjashëm me vendet e tjera Evropiane.

    Ky vendim pritet të merret të premten pas rekomandimeve të komisionit për vlerësimin e gjendjes pandemike në vend, shkruan Gazeta Infokus.

    Sipas informatave, masat do të mund të hynë në fuqi nga 8 marsi ndërsa do të jenë të vlefshme në të gjithë vendin./Gazeta Infokus/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555