TË FUNDIT:

    Hasani i jep lajmin e keq Kurtit: As Gjykata Supreme nuk do të ndryshon vendimin e PZAP’it

    ScanerPressJanuary 27, 20210
    1

    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka deklaruar se Gjykata Supreme nuk do të ndryshon verdiktin apo vendimin e PZAP’it dhe KQZ’së në lidhje me certifikimin e kandidatëve të dënuar për deputetë, shkruan Gazeta Metro.

    Hasani ka thënë se Supremja nuk do ta ndryshon vendimin për mos certifikimin e kandidatëve për deputet që kanë pasur problem me ligjin në tri vitet e fundit.

    Ai tha se ky vendim i PZAP’it ka qenë i pritshëm duke marrë parasysh vendimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

    “Verdikti nuk besoj se ndryshon, e kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, një prej të metave që kanë pasoja afatgjatë për rendin Kushtetues dhe juridik përgjithësisht në Kosovë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese në sektorin që ka të bëjë me zgjedhjet dhe të drejtat zgjedhore”, tha Hasani në Kanal 10.

    Ndryshe, Hasani tha se as ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani nuk mundet të amnistoj kreun e VV’së, Albin Kurti dhe të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555