Oh jetë, oh jetë: Arbër Zeneli vjen me golin më të bukur të javës, shënon direkt nga korneri

Arbër Zeneli ka shënuar gol për Reims në ndeshjen kundër Brestit e cila po zhvillohet në kuadër të javës së 14-të në Ligue 1.
Ylli i Kombëtares së Kosovës ka barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 65-të ku shënoi një gol të bukur, shkruan Reporteri.net
Zeneli shënoi direkt nga rivënia këndore dhe me gjasë ky do të jetë njëri nga golat më të bukur të kësaj jave në futbollin evropian.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e bukur të Zenelit. /Reporteri.net/