TË FUNDIT:

    Sot bëhet varrimi i 23-vjeçarit i cili ndërroj jetë në një aksident në Gjermani bashkë me vajzën 6-muajshe

    ScanerPressDecember 3, 20200
    1

    Vdekja e 23-vjeçarit bashkë me vajzën 6-muajshe, preku gjithë rajonin e Deçanit dhe më gjerë, shkruan Kosova24.

    Elvis (Agim) Muçaj, është i riu shqiptar nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë 4 ditë më parë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjermani. Bashkë me Elvisin, në makinë ka qenë dhe vajza e tij Luana e mitur, e cila ka ndërruar jetë gjithashtu, raporton Kosova24.

    Familjar dhe miq të shumtë shprehen dhimbjet më të thella për humbjen e tij.

    Përmes një postimi në facebook, informohen të gjithë familjarët dhe dashamirët se varrimi i tyre bëhet ditën e Enjte (03.12.2020) në ora 14:00 në varrezat e fshatit Llukë e Epërme të Deçanit./Kosova24/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555