TË FUNDIT:

    Vdes ish-ushtari i UÇK’së, Shaban Berisha

    ScanerPressNovember 21, 20200
    1

    Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Berisha.

    Berisha i cili njihet edhe si rapsod,  vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në moshën 53-vjeçare.

    Pas përfundimit të luftës në Kosovë, i ndjeri ishte bërë pjesë e UÇPMB-së.

    Njoftimi i plotë:

    Nderroi jete ish-Ushtari i UCKse dhe rapsodi Shaban Berisha!

    Ne moshen 53 vjeqare pas nje semundje te rend ka vdekur ish-ushtari i UCKse Shaban Berisha. Berisha ishte ushtar nga oret e para, bashke me Abedin Sogojeven dhe shume te tjere.

    Pas perfundimit te luftes ne Kosove Shabani u be pjese e UCPMBse dhe me pas UCK se Maqedoni per clirimin e trojeve shqiptare.

    Shaban Berisha, ka lindur ne Grabovc te Fushe Kosoves. Por, pas luftes sikur shume ish ushtar te UCKse qe u flaken rrugeve pa pune dhe pa te ardhura ishte edhe i ndjeri.

    Ai do te kujtohet si nje luftetar dhe rapsod qe nuk diti ti ndaj pushken dhe kengen.

    N.B


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555