TË FUNDIT:

    Kosovari që pretendon se është Jezus Krishti, tregon se si e morën engjëjt për të takuar zotin

    ScanerPressOctober 30, 20200
    1

    Shaip Elshani nga Drenica është një person që pretendon se po e bartë shpirtin Jezus Krishti. Sipas Elshanit, shpirti i profetit Jezus është futur në trupin e Elshanit dhe aktualisht po predikon një religjion të ri, i pa parë më herët në planet, raporton Express.

    Elshani ka thënë se është teleportuar në një univers tjetër ku ka komunikuar e perëndinë përmes dy engjëjve.

    Lexo Edhe:

    Religjioni i ri në të cilin po thërret Elshani quhet “Aron”.

    Ai ka folur edhe për parajsën dhe ferrin ku edhe i ka vizituar, e sipas tij njerëzit do të futën në njërën nga to pas vdekjes në këtë botë, raporton Express.

    Elshani gjithashtu thotë se perëndia i ka thënë se shpirti i profetit Jezus është futur në trupin e tij. Kjo sepse në 2 mijë vejtët e fundit, njerëzimi ka kaluar në shumë luftëra fetare, andaj edhe ‘profeti’ i ri, Shaip Elshani, me misionin e tij do t’iu japë fund këtyre luftrave.

    Tutje, kosovari ka premtuar se do të botojë një libër religjioz që do të titullohet “Rilindja”, shkruan Express.

    Elshani ka thënë në Vala Mala Show se është larguar nga toka për vetëm katër minuta, por në universin ku është teleportuar ka kaluar 24 orë./Express/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555