TË FUNDIT:

    Milionerët e VV’së: Valon Ramadani 3 milionë, Xhelal Sfeçla 2 milionë, Mytaher Haskuka 2.8 milionë

    ScanerPressOctober 27, 20200
    1

    Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vazhdimisht i akuzon partitë tjera për jetë luksi, nuk është se janë keq me pasuri dhe të ardhura mujore. Të dhënat i gjeni në Agjensionin Kundër Korrupsionit.

    Vetëvendosje vazhdimisht ka tentuar të shtrihet te shtresat e varfëra në Kosovë, duke folur për politika sociale dhe shtet social, por brenda vetës ka deputetë, të cilët nuk jetojnë pa luks, shkruan portali Ballkani.info.

    Secili deputet i VV-së jeton me të paktën 2500 euro në muaj, derisa pasuria e tyre e paluajtshme kap vlera milionëshe. Madje, Vetëvendosje që shitet në opinion si parti me njerëz jo të pasur, nëse shihen vetem deklarimet e tyre te pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, del të jetë krejt ndryshe.

    Ballkani.info do t’ju sjellim në vazhdim pasurinë milionëshe dhe të ardhurat e majme mujore të deputetëve të Vetëvendosjes.

    Vetëm Valon Ramadani, deputet, i këtij subjekti politik ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej afro 3 milionë eurosh.

    Edhe Xhelal Sfeçla nuk i ka punët keq me pare. Ai të ardhura vjetore ka deklaruar prej 56 326 eurosh, oseçdo muaj Sfecla dhe familja e tij jetojnë me 4693 euro.

    Sfeçla, ka ne pronesi edhe mjaft pasuri të paluajtshme. Vlera e pasurisë së tij, aq sa e ka deklaruar dhe llogaritur vet në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kap shifrën e afro 2 milionë eurosh.

    Keq me pasuri të paluajtshme dhe me të ardhura mujore nuk është hiç as kryetari i Prizrenit, që vjen nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka. Ai, të paktën sipas pasurisë që ka deklaruar në AKK, ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 2 milionë e 813 mijë e 669 euro.

    Mytaher Haskuka përveç kësaj pasurie të paluajtshme jeton me të ardhura mujore hiç më pak se 3471.

    Albulena Haxhiu, e cila është më e zëshmja në Kuvend kundër jetesës me të ardhura të majme mujore, për vete jeton me të ardhura shumë larg pagës mesatare në Kosovë.

    Deputetja Haxhiu, bashkë me familje kap shifrën e të ardhurave vjetore prej 31 mijë e 187 eurosh ose për çdo muaj jeton me 2598 euro, që janë të ardhura shumë larg të jetuarit varfër ose në shtet social, siç e proklamon në çdo fjalim në Kuvend.

    Deputetja tjetër e Vetëvendosjes, e cili jeton me 30 mijë e 63 euro në vit është Arbërije Nagavci. Ajo, po ashtu sa ka qenë vartëse e Shpend Ahmetit në komunën e Prishtinës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë emërimit të drejtorëve dhe zv.drejtorëve të shkollave në kryeqytet.

    Deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, siç e ka llogaritur vet, ka deklaruar pasuri në vlerë prej afro gjysmë milion eurosh. Konjufca, deputet i VV-së, për të cilin u pat raportuar se ishte pjesë e SHIK-ut në fillet e saj, nuk jeton keq as me të ardhura mujore.

    Përndryshe secili deputet i VV-së, jeton me të paktën 2500 euro në muaj, ose larg nga jeta e varfër siç pretendon ky subjekt opozitar politik.

    Pjese e Vetëvendosjes është edhe Rexhep Selimi, i cili ne deklarimin qe e ka deponuar ne AKK, duket se është nga me te varfrit e lëvizjes.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555