TË FUNDIT:

    Shqiptari në Amerikë i reagon Kurtit: Mos u përzieni për kë të votojmë

    ScanerPressOctober 16, 20200
    1

    Analisti që jeton në Amerikë, Uk Lushi ka reaguar ndaj video-thirrjes së Albin Kurtit që shqiptarët në Amerikë të votojnë Joe Bidenin për president.

    Ai ka thënë se Njerëzit që nuk janë shtetas amerikanë nuk duhet të përzihen apo tentojnë të influencojnë votuesit amerikanë për kënd të votojnë në Amerikë. Kjo sipas Lushit, vlen sidomos për politikanët shqiptarë në Ballkan.

    “Njerëzit që nuk janë shtetas amerikanë nuk duhet të përzihen apo tentojnë të influencojnë votuesit amerikanë për kënd të votojnë në Amerikë. Kjo vlen sidomos për politikanët shqiptarë në Ballkan”, shkruan ai.

    Postimi i plotë:

    Njerëzit që nuk janë shtetas amerikanë nuk duhet të përzihen apo tentojnë të influencojnë votuesit amerikanë për kënd të votojnë në Amerikë. Kjo vlen sidomos për politikanët shqiptarë në Ballkan.

    Relacioni Amerikë-shqiptarë nuk është tavolinë bixhozi ku vendosen baste që panevojshëm mund t’u kushtojnë shqiptarëve kudo.

    Shtetasit amerikanë me përkatësi apo prejardhje shqiptare janë njerëz të dijshëm dhe do të votojmë sipas vullnetit të lirë. Afër 1 milionë shqiptarë të Amerikës nuk kanë nevojë për mësuesë apo tutorë si të votojmë.

    Mjaft me thirrje dhe sjellje politike, demokratike dhe legale të rrezikshme!


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555