TË FUNDIT:

    Rregull i ri për veteranët që marrin pension

    ScanerPressOctober 16, 20200
    1

    Tashmë edhe veteranët dhe të gjitha kategoritë e tjera të dala nga lufta janë të obliguar të paraqiten çdo 6 muaj në Qendrat për punë dhe Mirëqenie Sociale në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, zëdhënësi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri.

    Demiri ka thënë se për këtë paraqitje çdo 6 muaj janë të obliguar të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

    “Janë të obliguar që të nënshkruajnë dhe të paraqiten në zyrat adekuate çdo 6 muaj, të gjithë ata që marrin pagë veteranësh dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Demiri.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555