TË FUNDIT:

    Gruaja nga Vushtrria vdes pasi bie në bunar

    ScanerPressSeptember 16, 20200
    1

    Një grua në komunën e Vushtrrisë ka humbur jetën si pasojë e rënies në një bunar.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Rrethanat të cilat shpien deri tek rënia, janë ende të paqarta.

    Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Vushtrri 15.09.2020 – 08:30. Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555