TË FUNDIT:

    E pafalshme: Kështu e kishte injoruar Behgjet Pacolli, Adem Mikullovcin

    ScanerPressSeptember 15, 20200
    1

    Sot ka ndërruar jetë aktori Adem Mikullovci .Ai la pas një krijimtari të madhe me veprat e tij prej një artisti, shkruan GazetaBlic.Aktori ka qenë i ftuar në shumë emisioni ku ka treguar për jetën e tij si aktor por edhe nga jeta personale.

    Në njërin nga emisionet, Adem Mikullovci ka treguar se si u injorua nga njëri politikan kosovar, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

    Duke treguar një nga historitë e jetës së tij kur ka qenë në ditët e para në shkollë aktori tregoi se si ka recituar një vjershë ‘Jam i varfër por i lirë, andaj më pëlqen varfëria, kush do të rrojë më mirë, s’rron dot veten e tia. Çka kom hjek prej kësaj vjershe unë, zot çka kom hjek tek më vonë e kuptova se është krejt rrenë, vjersha ma e poshtër në letërsinë shqipe është kjo. Po ku ka edhe i varfër edhe i lirë, ku ka ma njeri ma të robnum se fukareja i shkretë’, thotë Mikullovci në Intervistë, teksa vazhdon tregimin se si e ka injoruar Behgjet Pacolli.‘Po e tregoj si anekdotë, e takova Behgjet Pacollin te hoteli i vetë i thash mirdita, ai shikoi okolla as nuk më pa ose nuk m’sheh nuk egzistoj për të’, ka thënë ai.

    Ndryshe, Adem Mikullovci ndërroj jetë në moshën 83 vjeçare./GazetaBlic/


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555