TË FUNDIT:

    Si do të falet Kurban Bajrami? Zemaj thotë se tubimet në masë nga dita e sotme do të ndalohen

    ScanerPressJuly 28, 20200
    1

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka folur lidhur me masat e reja të propozuara nga Qeveria në kuadër të ndalimit të përhapjes se koronavirusit.

    Duke folur për ndalesën e aktiviteteve publike, Zemaj u shpreh se nuk e ndalojnë faljen e Kurban Bajramit, megjithatë do të ketë formë tjetër të këtij rituali të kësaj feste.

    ”Të gjitha masat që do ndërmerren nga dita e djeshme do të kufizojnë shumë lëvizje të aktiviteteve publike”.

    ”Sot do të kemi kontakte të tjera, dhe çdo gjë që do të jetë konform vlerësimit epidemiologjik. Unë nuk jam kryeimam që të lejoj faljen e Kurban Bajramit”.

    ”Nuk mund të ndal as unë e askush në botë faljen e Bajramit. Ne japim rekomandime për ndalesën e aktiviteteve publike”.

    A do te lejohet falja e Kurban Bajramit në xhami?

    ”Ju e keni një interpretim më të drejtë” thotë Zemaj për Klan Kosova.

    ”Është konform edhe rekomandimeve tona. Për ne me rëndësi është që masa të mos grumbullohen në çfarëdo forme apo çdo aktiviteti”.

    ”Ne do të ndalojmë të gjitha tubimet publike. Tubimet në masë, nga dita e sotme do të ndalohen”.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555