TË FUNDIT:

    Mblidhen mbi 7 mijë euro për të moshuarën nga Istogu, i sigurohen barnat, drunjtë për dimër e ushqim

    ScanerPressJuly 28, 20200
    1

    Labinot Tahiri, mori iniciativën për të ndihmuar të moshuarën 87 vjeçare nga fshati Rakoshë i komunës së Istogut.

    Ai gjatë ditës së djeshme ishte në shtëpinë e të moshuarës për ta siguruar se do nuk do t’i mungojnë gjërat për të cilat ka nevojë, shkruan Reporteri.

    E këngëtari, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se janë tubuar mbi 7 mijë euro për të moshuarën nga Istogu dhe se në dy ditët e ardhshme pritet të sigurohet shuma e mjaftueshme.

    Ai ka thënë se asaj i janë siguruar po ashtu edhe barnat, drunjtë për dimër si dhe ushqim i mjaftueshëm.

    Njoftimi i plotë:

    Mirëmengjesi të dashur gurbetqarë e shqiptarë!

    Ju jam mirënjohës shumë që keni ndihmuar për nanën loke.

    Dua të ju them se shuma deri me sot iu është tubuar afro 7000€ dhe ju lutem, ju lutem shumë mos dergoni para në tjerë emra ku unë nuk i kam të shkruar kêtu, përsarsye se unë e kam rastin dhe mos të keqëpërdoret as një cent i juaj.

    Edhe sot kush do që i dergoni edhe nesër, mjafton.

    Pas ditës se neserme mos dërgoni sepse hallës ia kemi siguruar penzionin, barnat, dhe drunjët ku janë mbi 30 metra drunjë, e mos të diskutojmë për ushqim që iu është mbushur shtëpia.

    Kujdesi ndaj saj, vazhdon nga ana e familjes dhe neve si Fondacion i juaji shqiptarë.

    Ishte e mrekullueshme kur shqiptarët zemer gjërë , dëshironin edhe në shtëpitë e tyre ta mirrnin sa të jet gjallë, por nana loke deshironte aty te rrinte!

    Pra, në as një emër tjetër mos dërgoni para përveq ; Albion Ademi , Argjend Ademi , dhe Fitim Ademi sa i perket nanes loke.

    Kush do që ka dërguar para, mi dergoni flet dergesat në nr tim personal; +38349139900

    Besoj deri neser i bëhen 10.000 €!

    Zoti ju bekoftë dhe faleminderit shumë.

    Tani besoj se jeni të qetë,, e sidomos zonjat, nënat e vajzat, ku edhe kanë lotuar për këtë nanë.

    Vazhdojmë me rastet e tjera

    Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

    Këngëtari, Labi si humanist që njihet ka vendosur t’i ndihmojë.

    Me një postim në Facebok, ai shkroi se sot do ta vizitojë dhe do bisedoj me të, ndërsa ka ftuar kushdo që ka mundësi ta ndihmojë, duke hapur edhe një xhirollogari për ndihmë.

    Ndërsa sot, këngëtari sapo ka publikuar një video duke treguar se do ta ndihmojë zonjën Zojë Haxhiaj dhe do marrë përsipër kujdesin ndaj saj.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555