TË FUNDIT:

    Bëri “thirrje për rezistencë”, Labinot Tahiri mund të dënohet me burg – shkak thirrja që të mos barten maskat

    ScanerPressJuly 24, 20200
    1

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri iu ka bërë thirrje sot policëve që të mos i dënojnë qytetarët që nuk mbajnë maska. Madje, bartjen e maskave, këngëtari i muzikës tallava, e ka quajtur vendim tepër fëmijëror dhe nënçmues për banorët e vendit

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Labi u është drejtuar policëve duke iu thënë që të mos i gjunjëzojnë qytetarët në mungesë të maskave, meqenëse sipas tij është shenjë e keqe.

    “E di që ju duheni ti përfillni masat e qeverisë, por mendojeni edhe vetë këtë urdhër, se është tepër i padrejtë”, ka shkruar Tahiri.

    E për këtë apel, Labi mund edhe të dënohet. Bazuar në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që thërret të tjerët për mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari kompetent, dënohet me burgim deri në tre vjet.

    Ndërkohë, nëse vepra penale rezulton me vështirësi të mëdha apo pamundësi të zbatimit të vendimit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555