TË FUNDIT:

    “Dua Lipa dhe Rita Ora e dinë se mund të humbasin fansa duke përkrahur Kosovën”

    ScanerPressJuly 21, 20200
    1-227-750x375

    Heqja e Kosovës nga harta e kompanisë së teknologjisë Apple, ka bërë bujë nëpër mediat vendore dhe ndërkombëtare.

    Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, i janë bashkuar fushatës online ku kërkohet që të kthehet Kosova në hartën e Apple.

    Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ekspertja e komunikimit, Vjosa Berisha, ka thënë se Rita Ora dhe Dua Lipa e kanë parasysh me postimet për Kosovën mund të humbasin fansa që nuk janë pro Kosovës.

    “Nuk më bëri përshtypje që ka shkaktuar debat sepse mjafton të shikohet se sa përcjellës kanë Dua dhe Rita nëpër rrjetet sociale – e sidomos kur postojnë diçka ku përkrahet Kosova, normal që bënë bujë të madhe”.

    “Kjo bujë faktikisht, kjo mënyrë e promovimit prej tyre është shumë e mirëseardhur për Kosovën në çdo moment që ato japin informacione”.

    “Prej të dy familjeve, qoftë nga prindërit apo gjyshërit të tyre, kanë qenë familje të njohura në Kosovë dhe janë familje që gjithmonë kanë dhënë prej vetes”.

    “Prindërit e tyre kanë jetuar dhe e kanë përjetuar të gjithë atë që e kemi përjetuar ne. Kjo i bën automatikisht Duan dhe Ritën që mos ta harrojnë Kosovën sepse jam e sigurt se në familjet e tyre përcillen shumë gjëra rreth asaj se çfarë ndodh në Kosovë”.

    “Ka rrezik në atë se mund t’i humbasin fansat e tyre në këto vende, por të dyja e kanë balancuar këtë kosto e, e kanë ditur se sa mund të jetë ajo dhe se çka mund të ndodhë dhe janë caktuar në favor të Kosovës”.

    Berisha ka shtuar se shteti i Kosovës nuk ka arritur që në një mënyrë të organizuar ta kanalizojë këtë mënyrë të diplomacisë kulturore.

    “Kosova ka nevojë për një PR shumë më të mirë jashtë. Përdorimi i këtyre kanaleve që janë jashtëzakonisht të sigurta dhe të fuqishme mendoj se duhet të shfrytëzohen nga shteti në mënyrë që do të ishte i pranuar edhe nga artistët, por edhe në raport me atë se çka i duhet Kosovës në këtë kohë”.


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555