TË FUNDIT:

    Kurti heq dilemat: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses

    ScanerPressMay 22, 20200
    albin-kurti-9-1600x1200-1-696x522

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do ta pranojnë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me dekretin e Presidentit Thaçi.

    “Do ta respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës”, tha shkurt Kurti, raporton EO.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur reagime nga partia e Kurtit pasi në media doli një lajm se Gjykata Kushtetuese pritet ta rrëzojë dekretin e Thaçit, por pritet ti japë 15 ditë afat partisë së parë që ta formojë Qeverinë.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nëse kjo ndodhë, atëherë nuk bëhet fjalë për pavarësi të Kushtetueses, por për veprime në favor të interesave të Thaçit, shkruan Reporteri.net.

    Haxhiu ka thënë se sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Sipas saj kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë. /Reporteri.net


    Rreth Nesh

    Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit ScanerPress.com. Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

    E-mail: [email protected]


    NA KONTAKTONI!

    NA TELEFONONI TEL/MOB: 044 555 555